
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

“Më tha Grida Duma që ia kishe qarë”/ Ministrja Spiropali sheh filxhan tek fallxhorja në emision, zbulon parashikimin për zgjedhjet: Mos i thuaj njeriut se më bëjnë atentat! (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Shkurt 2021

Mbrëmjen e djeshme ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin ‘Klanifornia’. Spiropali u bë pjesë edhe e një skeçi humoristik, ku aktorja Delinda Disha që luante rolin e Lushit i pa edhe filxhanin.
Sipas Lushit, pas zgjedhjeve do të firmosej një fletë e bardhë e cila do ta çojë ministren në një pozitë më të lartë. Spiropali i mori të gjitha deklaratat e Lushit me humor madje në një pjesë tha se Grida Duma i kishte treguar se ‘Lushi ia kishte qarë filxhanin’.
BISEDA:
Spiropali: Ku ka jetë ka halle, po ti do na thuash dicka për këtë dynja të rreme. Se më kanë fol shumë mirë për ty. Më tha Grida që ia kishte qarë atë leximin. Me optimizëm të madh po ajo ishte në rregull, vazhdonte punën pas teje.
Kemi nevojë të vijmë të pijmë një kafe, të marrim vend, se jo vetëm sondazhe në ekrane po ku ka sondazh më të saktë te ti, se thonë të gjithë do vijnë te ti. Po nga e majta kalojnë të gjithë. Unë po e mbaj kokën drejt që të mos thonë po e shifte në sy.
Shif a ka naj haber qeverie?
Lushi: E ke për marshall filxhanin, pastër e ke. Me datën 25, mbas 3 ditësh nuk e di ca firmoset një fletë e bardhë me V. Shife karrigen lart që e ke.
Spiropali: Nuk kam hall se gëzohem unë, kam hall mos i bie të fikët naj tjetër. Shof dhe F, fitore.
Lushi: Ta garantoj.
Spiropali: Të lumtë goja, mos i thuaj të tjerëve se na bëjnë atentat. Më kanë thënë se i ke yshtur ca, dhe që atëherë nuk e kanë marrë veten.
Lushi: E ke parë Lulin? Ia kam mbyllur gojën. Nga matematika ia kam zhvendos, te patëllxhani, sallatoret. Ia mbylla gojën.
Spiropali: Ia ke lidh gjuhën fare, ngatërrohet fare.
Lushi: Do ti vijë gjuha pas 25 se do pranojë humbjen. Ja të të hedh shëndetin, sa sy paske. Pas mandatit të tretë, moj më del shtatzanë mua ti.
Spiropali: Po dy i kam. Dhe ata mbarësi janë. Moj Lushi ma ke parë fushatën?
Lushi: Je për marshallah, ato lëvizjet i ke të mësume.
Spiropali: Jo mi unë hyra aty ishte spontane komplet.
Më të lexuarat


Situata e COVID në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin fantastik

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Lehtësimi i masave kufizuese dh rihapja e fluturimeve me Britaninë, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për situatën e COVID në Shqipëri

Çfarë po ndodh? Arrestohen aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Përdorimi i të dhënave/ PD njoftoi padi në SPAK ndaj E-Albania, vjen reagimi i menjëhershëm nga Agjencia Kombëtare e Informacionit

Protesta kundër HEC-eve në Mirditë duke bllokuar Rrugën e Kombit, vjen reagimi i parë nga Policia

‘Ka raste që nuk kthehen’, ekspertja shqiptare në Universitetin e Oxfordit tregon pse disa të infektuar me COVID humbasin nuhatjen dhe shijen

Tensionohet protesta në Mirditë, shoqërohen në polici rreth 20 persona (Detajet çfarë po ndodh)

Shqipëria rrezikohet nga vala e katërt e Covid-19? Ja si përgjigjet epidemiologu i njohur

Bilanci ditor i koronavirusit/ Autoritetet shëndetësore zbardhin shifrat: Ja sa infektime të reja u shënuan sot
