BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Aktualitet

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e efektivit të policisë Çaush Saliasi nga kolegu i tij, Ludian Zaimi.

Një ndër efektivët që ishte në komisariat ka treguar  gjatë dëshmisë për AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) se Saliasi ka qenë duke drejtuar një cigare kur Zaimi i ka drejtuar armën duke i thënë “Tani do sqarohemi bashkë”. Sipas efektivit, në këtë moment Saliasi është ngritur dhe ka tentuar të hyjë brenda zyrës, por Zaimi ka nisur ta qëllojë, duke e lënë të plagosur rëndë. Pasi ai ra në tokë, Zaimi e qëlloi dhe disa herë të tjera.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Çaush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Çaushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu. Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Çaush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”. Menjëherë Çaush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Çaushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q.