
Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

“Me thikë në fyt”, Anila Hoxha publikon tmerrin e gruas nga Korça: Si burri xheloz e detyronte të rrëfehej para kamerave dhe të betohej për meshkujt që supozohet se e tradhtonte

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Korrik 2022

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar ditën e sotme një rast ekstrem dhune disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz.
Hetimi tregon torturimin e një gruaje që detyrohej përditë përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Dhuna fizike dhe emocionale shkoi deri në atë pikë, sa burri e detyronte të shoqen që udhëtonte së bashku me të në Greqi enkas për të kërkuar falje në kishë.
“Ai më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’, në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë”.
Situata disa vjeçare e çoi gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz . “Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi”, thotë gruaja që kujton se u detyrua të pranonte ngjarje te pavërteta lidhjesh jashtë martesore pasi bashkëshorti e kërcënonte.
Duke ia pranuar pendesën, bashkëshorti i dhunshëm e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e vajzërisë do mallkohej me zhdukje.
Sipas dosjes që siguroi Anila Hoxha, gjykata thirri për të vërtetuar këtë dhunë disa vjeçare djalin e çiftit, i cili pranoi se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të ndyrshëm të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.
Por pastaj qetësohej dhe kërkonte ndjesë, por nuk zgjaste shumë dhe kthehej në të njëjtën gjendje xhelozie të çmendur thotë i biri në dosje. Gruaja jetoi për vite me radhë me pasaportë të bllokuar dhe me lëvizje të kontrolluar por edhe me letra që lexoheshin përditë me zë të lartë ku ajo betohej për devotshmëri dhe lutej për falje.
Dhuna në familje e përsëritur i ka shtyrë gjykatat që tanimë të mbajnë një qëndrim tjetër, atë të nxjerrjes nga banesa të bashkëshortëve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë mbi 500 metra larg viktimës dhe fëmijëve. Por megjithë ashpërsimin e ligjeve, fenomeni mbetet i njëjtë.
Më të lexuarat


Bënë veprimin e ‘çmendur’ në plazhin e Shëngjinit teksa po binte shi, dy persona nisen me urgjencë në spital

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Nga COVID-19 tek lija e majmunit, Eugena Tomini tregon si paraqitet situata në Shqipëri dhe parashikon çfarë pritet të ndodhë gjatë vjeshtës

Apeli lë në fuqi vendimin për Zamira Vyshkën dhe dy avokatët i lë në burg, Hoxha zbardh deklaratën e gjyqtares para togave të zeza që u zhvillua me dyer të mbyllura: Hetimi është...

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

Kanosi punonjësin e policisë teksa po kryente detyrën, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër, kjo është arma që i gjetën me vete

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

Ekzekutimi që tronditi Milotin, Klodiana Lala zbardh lëvizjen urgjente të SPAK (DYSHIMET)

Me pushime në bregdet, ja kush e shoqëron deputeten Grida Duma (FOTO)
