Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Më vranë xhaxhanë i cili ishte një person i rëndësishëm në politikë', merret vendimi për shqiptarin që u kap në një 'shtëpi kanabisi' në Skoci

Postuar: 11/09/2019 - 15:24

Mirjan Kastrati, 30-vjeç është dënuar me 30 muaj burg nga një Gjykatë pasi u kap me një fermë kanabisi brenda shtëpisë në qytetin Galashiels në Skoci.

Edhe pse 30-vjeçari tha se ishte bërë viktimë e trafikantëve për të cilët duhet të punonte në mënyrë që tu shlyente borxhin prej 16 mijë paundësh që u kishte për kalimin ilegal në Britaninë e Madhe.

Më 9 prill gjeti në banesën e shqiptari 700 rrënjë kanabis, vlera e të cilës arrinte deri në 200 mijë euro nëse dilte në treg. Në momentin e kontrollit 30 vjeçari u gjet duke fjetur në kuzhinë.

Për çështjen e shqiptarit, Prokurori Graham Fraser, solli në gjyq detaje të reja për sa i përket arsyeve të shkuarjes së Mirjanit në Britani. Sipas tij xhaxhai i Marjanit ishte politikan i rëndësishëm në vend dhe ishte vrarë kjo kishte detyruar atë të largohej nga Shqipëria.

“I akuzuari tha se ishte arratisur nga Shqipëria përpara 2018-s. Ai tregoi se si xhaxhai, i cili ishte një person i rëndësishëm në politikë, ishte vrarë. Pas mesazheve kërcënuese për veten dhe familjen ai ishte detyruar të ikte nga Shqipëria. Ai po punonte për një grup që të shlyente borxhin”, tha Fraser.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 11:03

Dita e mërkurë parashikohet e vranët e gradualisht prej orëve të mesditës me kthjellime.

Postuar: 20/11/2019 - 10:45

Sot bëhen 6 vite nga ndarja para kohe nga jeta e ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi.

Postuar: 20/11/2019 - 10:45

34-vjeçari Redjan Rraja akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndo

Postuar: 20/11/2019 - 10:37

 Krahas punimeve për transformimin e bulevardit “Zogut I” në kryeqytet, Bashkia

Postuar: 20/11/2019 - 10:14

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfu

Postuar: 20/11/2019 - 09:45

Një 22 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia pasi i kanë bllokuar një mjet të tipit ‘Me