
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

"Më vrave…”/ Fjalët e fundit të Valdetes, burri e qëlloi, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje. E gjithë tragjedia vetëm se s'kryente marrëdhënie me të. Autori pritet të dalë para gjykatës

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2022

Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për t'u përballur me akuzën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valdetes në fshatin Sheq të Fierit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021, ditë që Petriti qëlloi për vdekje të shoqen, e menjëherë pas krimit tentoi që të fshihte krimin, duke inskenuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.
Me përballjen që do të ketë para togave të zeza, 56-vjeçari do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare, një vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.
Gazetari Elton Qyno shkruan se çifti kishte lidhur martesë qysh prej vitit 1993, nga e cila kishin dy fëmijë që jetonin në Gjermani. Marrëdhëniet ishin acaruar një vit para se të ndodhte krimi kur mes tyre kishte shumë debate madje dhe në prani të djalit, e kishin arritur në pikën që të dy flinin në dhoma të ndara.
”…Me njëri-tjetrin ne bënim debate, pasi unë fillimisht kisha dyshime se me tradhtonte me një person tjetër dhe me pas edhe jam bindur, pasi e kam gjetur herë pas here teksa komunikonte në telefon në orët e vona me personin tjetër...,”-ka dëshmuar për oficerët gjyqësorë autori i vrasjes. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti që vrasje e Valdetes ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë përcjellë drejt Gjermanisë djalin e tyre 23-vjeçar. Madje priti derisa të hipte në avion.
“Ora 13:15 djali i familjes Mamaj doli nga shtëpia për të ikur në Gjermani…. Valdetja iku për në punë. Ajo punonte si shitëse rrobash. Ora 17:00 Petriti komunikon në telefon me djalin dhe mëson prej tij se po priste që të hipte në avion për tu larguar në Gjermani… Ora 19:30 - Petriti shkon tek puna e Valdetes për ta shoqëruar gruan për në shtëpi. …Me tu kthyer në shtëpi, përsëri unë me Valdeten kemi debatuar, ku unë i kërkoja që të qëndronim bashkë, ndërsa ajo nuk pranonte duke me thënë "…nuk rri me ty…". Kemi fjetur gjatë natës si zakonisht të ndarë nga njëri- tjetri, ku unë fjeta në dhomën e gjumit, ndërsa ajo te dhoma e fëmijëve në krevatin tek. Rreth orës 05:45 jam zgjuar, jam ngritur nga krevati, kam vajtur te dhoma ku flinte Valdetja, e cila ishte zgjuar dhe të cilës i kërkova të kryenim marrdhënie seksuale, por ajo nuk pranoi, duke më refuzuar. Fjalët që ajo me tha ishin: “…ik ore dreq tutje, nuk qëndroj më këtu, do iki…”. Duke qënë se ajo nuk po më pranonte mua dhe për shkak edhe te akumulimit të refuzimeve të mëparshme që ajo me kishte bërë, unë jam inatosur me të dhe kam vajtur te kuzhina, ku atje mora një thikë buke me dorezë të zezë dhe jam kthyer përsëri te dhoma ku ajo flinte, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe me shpinë."
Pas refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale me të, i xhindosur, Petrit Mamaj mori thikën dhe qëlloi pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët "…më vrave…".
Por 56-vjeçari ka vazhduar ta godiste prapë atë me thikë nga prapa dhe pas kësaj në pjesën e përparme të trupit, derisa gruaja ka rënë përtokë. Në përpjekje për të fshehur krimin, autori ka dashur që ngjarja të duket si vetëvrasje, duke i vënë thikën në dorën e viktimës.
“…pasi pashë që Valdetja vdiq, unë thikën që kisha në dorë ia vendosa asaj në dorën e djathtë të saj. Pas ngjarjes, dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjëndjes Civile, për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, jam penduar shumë për çfarë kisha bëra. Mora në telefon vëllain tim, të cilit i tregova se Valdetja kishte vrarë veten…”-ka treguar Petrit Mamaj.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 50-vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës. Pasi kreu krimin, Petrit Mamaj kërkoi ndihmën e të vëllait që ta ndihmonte të fshihte ngjarjen.
Më të lexuarat


Identifikohet automjeti i autorëve të ngjarjes në fshatin Prush, rezulton me targa të vjedhura

Ngjarja në fshatin Prush, reagimi zyrtar i Policisë: Të armatosur me kallashnikov, tre autorët tentuan të grabisin banesën

Tentuan të grabisin banesën në fshatin Prush, autorët aksidentuan efektivin e Policisë me automjet

VOA: Inceneratori i Tiranës, hetimet zbulojnë shkeljet dhe lidhjet me biznesmenët e përfshirë

Aksident i rëndë në Dimal, fuoristrada godet triçikëlin dhe e nxjerr jashtë rruge, Policia zbardh detajet e para të ngjarjes

Qëlluan me armë zjarri drejt policisë, zbardhen detaje të reja nga grabitja e dështuar në fshatin Prush

Vrasja e Liridonës në Prishtinë/ Në pranga edhe një tjetër person, zbardhet roli i tij

A do të ketë paqe për vrasjen e Liridona Ademit? Ja si përgjigjet pajtuesi i gjaqeve në bazë të Kanunit

Vjedhje me armë në një biznes në afërsi të Tiranës, zbardhen detajet e para

Raporti i PISA “turpëron” Arsimin në Shqipëri, flasin ekspertet: Pandemia bëri të vetën, ndikoi negativisht tek mësuesit dhe nxënësit
