BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x
BREAKING NEWS

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën zgjedhjet? Gazetarja e njohur ‘zë ngushtë’ Berishën, ja reagimi i tij

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën
x
BREAKING NEWS

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën qeli me...

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën
x

Aktualitet

Mediat britanike jehonë shqiptarit të famshëm në 'Tik Tok': Mashtruesi i dëbuar vetëquhet "mbret", vëllai djeg makinën

Mediat britanike jehonë shqiptarit të famshëm në 'Tik

Në Shqipëri njihet si një personazhet më të njohur në rrjetin social në TikTok, por për britaniken e "The Sun", Aleks Vusha është mashtrues shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin për një bastisje të dhunshme në shtëpi, i cili herë pas here kthehet në vendin ishullor dhe pozon me Lamborghini. 

Aleksander Vishaj, 33 vjeç, u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t'u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani, për t'u kthyer më pas në Shqipëri. Por në vendin tonë, sipas TheSun, e ka transformuar imazhin e tij, duke u vetëquajtur "Mbreti i TikTok", ndërsa në faqen e tij mburret se jeton si një yll rock-u në Mbretërinë e Bashkuar.

Hajduti i dënuar Vishaj, 33 vjeç, pretendon se ka hequr dorë nga krimi dhe këmbëngul se financon stilin e jetës së tij si një lojtar profesionist pokeri, videograf dhe "folës motivues". Ndërkohë që ai ka shfaqur pasurinë e tij me rrobat e tij "firmato", teksa pozon mbi Lamborghini Gallardo Spyder, të regjistruar në Britani, me vlerë 70,000 £.

"Është e paqartë nëse mashtruesi aktualisht po drejton makinën sportive të bardhë, që i kap 195 mph,"-shkruan TheSun.

Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër, ku kishte vendosur në një kolonë zanore rap, duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë që ta mbështesnin në një lojë pokeri online. Por kulmi arriti kur humbi lojën me një arab. Kjo humbje solli një "marrëzi", pasi vëllai i tij Dorian (i njohur si Dor Vishaj)  tha në internet se ishte aq i sigurt në aftësitë e kumarit të vëllait të tij, saqë do të digjte Mercedesin e tij prej 54,000 £ live online nëse Vishaj humbiste.

Vëllai i tij humbi dhe makina tip ML u dogj online. Të gjithë shqiptarët e kanë parë videon, por duket se më shumë u ka bërë përshtypje britanikëve, që e thonë hapur mendimin për Vishajn dhe të vëllanë, ndërkohë që Shqipëri titullohet dhe dëgjohet nga mijra të rinj në rrjetet e tij sociale.