BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mediat franceze i kërkojnë llogari për funksionarët e përlyer të mazhorancës, ja si përgjigjet kryeministri Rama

Mediat  franceze i kërkojnë llogari për funksionarët e

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median “France 24” gjatë kësaj fundjave, ku ka folur për Samitin e Brukselit, pritshmëritë e Shqipërisë, veton bullgare dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gjatë intervistës, gazetarja franceze e ka “vënë me shpatulla pas muri” kreun e qeverisë, duke i përmendur skandalet e tij në qeveri. Teksa Rama, u shpreh se Shqipëria vazhdon zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model, duke theksuar se më parë nuk u imagjinonte që dikush me pushtet të dilte para drejtësisë, ka ndërhyrë gazetarja duke thënë se disa politikanë të burgosur janë nga qeveria e tij. Rama nuk është zgjatur tek përgjigja duke u mjaftuar me fjalën “sigurisht”. “Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit. Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi, që është konsideruar nga të gjithë si një model. Po ju jap një shembull: nëse ju do të pyesnit këdo në Shqipëri para 3 apo 4 vitesh, nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi, para drejtësisë apo në burg. ju do ta kuptonit. Sot nuk ka vetëm një rast, por disa raste”, tha Rama. Gazetarja ju përgjigj: “Po, por ata ishin pjesë e mazhorancës tuaj. Ajo është njollosur kohët e fundit nga disa skandale”. Rama u shpreh se Shqipëria ka tashmë një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo.  “Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajat janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqipëri ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo”, u përgjigj kreu i qeverisë.  

Kreu i qeverisë flet për protestat e dhunshme

Gazetarja i ka përmendur Ramës edhe protestat e dhunshme ndaj qeverisë së tij: “Ka megjithatë reagime të ashpra mes qeverisë tuaj socialiste dhe një qeverie konservatore apo partisë konservatore në opozitë, të reflektuara edhe në protesta të dhunshme.” Rama tha se kjo gjë ka ndodhur para shumë kohësh. “U bë një kohë e gjatë që nuk ka patur protesta të dhunshme, ka pasur një protestë të dhunshme por ka qenë mes tyre, por protesta e dhunshme ndaj qeverisë nuk ka prej shumë kohësh”, tha kryeministri.

Rama pro idesë së Macron për një komunitet të ri europian

Rama gjithashtu ka shprehur mbështetjen për nismën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka kërkuar që të ngrihet një bllok paralel me Bashkimin Evropian ku pritet të bëhen pjesë të gjitha vendet e Ballkanit që synojnë BE-në. “Unë kam nderin, privilegjin, që të mund të flas me të sepse kemi një marrëdhënie të mirë dhe nuk është sekret që kam shumë respekt për të dhe mund t’ju them se kjo ide është e duhura, kjo është ajo çfarë duhet në këtë moment, sepse nuk mund të themi zgjerim, zgjerim, zgjerim dhe veçse për zgjerim apo për t’u zgjeruar nuk flitet. Ne duhet të krijojmë një komunitet politik, ku tamam siç është thënë më parë, të gjitha vendet të ndihen pjesë e së njëjtës familje, të gjitha vendet e Evropës që natyrisht përfaqësojnë Evropën demokratike ose që aspirojnë demokracinë jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe pastaj ka kate të ndryshme, dhe të paktën kur bëhet fjalë për t’u bashkuar në dhomën e madhe të debateve të mëdha, ne jemi bashkë, sepse nuk mund të jetojmë në një Evropë ku ka një rajon si Ballkani i rrethuar nga kufijtë evropianë, është i vetmi realitet gjeografik, me sa di unë, në historinë e botës, i cili ka një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshëm dhe atëherë kur ka një pandemi ne nuk jemi pjesë e shpërndarjes së vaksinës dhe pastaj duhet të vrapojmë në Kinë, në Rusi, në Turqi dhe për shembull, nëse Turqia nuk do ta kishte ndihmuar Shqipërinë në atë kohë, do të kishim vdekje të panumërta. Kjo është një ide shumë e mirë, nuk është hera e parë që një president francez hedh ide të tilla, edhe Nicolas Sarkozy foli për qarqe, nuk është sekret që Franca nuk është një vend shumë entuziast për zgjerimin, te kërkosh në Francë një konsensus për zgjerim është si të kërkosh arin në shkretëtirën e Arabisë Saudite, por nga ana tjetër ka shumë kuptim”, u shpreh Rama për “France 24”.

Kryeministri komenton veton bullgare

Teksa gazetarja, i përmendi zemërimin e Ramës në Samitin e Brukselit, kryeministri tha se ishte i inatosur me Bullgarinë. “Është e vërtetë, isha i zemëruar, por isha i zemëruar me Bullgarinë. Po, jam i trishtuar, por në këtë rast jam i trishtuar për Bashkimin Evropian jo për Shqipërinë. Është njëlloj fuqie që të frikëson. Për më tepër, atë që po bën Bullgaria është diçka e vështirë ta përcaktosh me fjalë që u përgjigjen standardeve të zonjës në këtë emision (drejtuesja e emisionit). Është një vend anëtar i NATO-s që ka marrë peng dy vende anëtare të NATO-s në momentin kur ka një luftë, një luftë të vërtetë në kufijtë e Evropës përpara syve të 26 vendeve të BE-së që janë aty e nuk bëjnë dot asgjë. Por, ky është spektakël fuqie e duhet të gjendet një rrugë për t’u shkëputur nga kjo. Nuk duhet të bëhet mekanizëm për marrjen peng të disa vendeve për arsye të brendshme të një vendi apo të një tjetri”, tha kreu i qeverisë. “Ka një qeveri bullgare që ju jepte shumë shpresë, sepse donte të hiqte veton, e cila u hoq këtë javë. Tani ka një qeveri të re që po e presin. Nëse kjo veto do të hiqej shpejt, kishit shpresë se do të zhbllokohej procesi apo kërkonit një rrugëdalje, donit të ndaheshit më në fund nga ai që shkakton probleme. Në këtë rast Maqedonia e Veriut, sepse ju donit të ecnit në të njëjtën kohë, në të njëjtën rrugë drejt hapjes për njërën kandidaturë, por kjo nuk ka të ngjarë të jetë e lehtë”, i tha gazetarja. Ndërsa Rama iu përgjigj. “Unë nuk kam qenë asnjëherë optimist për zgjidhjen. Ka një shans shumë të vogël. Nëse zgjidhet do të jetë shumë mirë, nëse jo ne sigurisht do të kërkojmë të ndahemi, sepse nuk e dimë se sa kohë mund të marrë procesi. Zgjidhja e problemit me Greqinë ka zgjatur më shumë se 17 vjet.”

Më të lexuarat