BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Aktualitet

Mediat turke nxjerrin detajet e forta për bosin në Tiranë: Qëndroi dy ditë i mbyllur, ja çfarë ndodhi me pastruesen që tentoi të futej në dhomë

Mediat turke nxjerrin detajet e forta për bosin në Tiranë:

Pak ditë më parë shteti turk hapi një hetim ndaj Fatih Faruk Ozer, themelues i platformës së kriptovalutave Thodex. Ai dyshohet se ka mashtruar dhe ka ngritur një organizatë kriminale me kriptovalutat Thodex, pasi themeluesi i saj mbylli faqen dhe u largua nga vendi me 2 miliardë dollarë (1.7 miliardë euro) dhe u fsheh në Shqipëri. Ozer vendosi të strehohej në kryeqytet në zonën e “Myslym Shyrit” po nuk ka qëndruar gjatë pasi i është dashur të lëvizë për shkak se u zbulua nga policia. Më pas ai u vendos në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët. Megjithatë pasi ka kuptuar se ishte në rrezik, ai ka ikur edhe nga Tirana. Së fundmi, mediat turke bëjnë me dije se Faruk Ozer qëndroi 2 ditë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Ozer nuk e la pastruesen e hotelit të hynte në dhomë. Ndërkohë që rezervimin për Ozer e bëri një shtetas shqiptar me të cilin bosi turk ishte lidhur më parë. Po sipas mediave turke, raportohet se Ozer ka qëndruar në katin e tretë të hotelit në Tiranë dhe nuk ka dalë për asnjë moment nga dhoma. Policia shqiptare vazhdon të punojnë për të kapur Faruk Fatih Özer.