Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mega-operacioni Shqipëri- Itali/ Dalin pamjet e goditjes së 4 grupeve kriminale, ja si u arrestuan 27 personat (VIDEO)

Postuar: 12/02/2019 - 13:51

Pas një operacioni anti-kanabis të shtrirë në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa  27 persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë janë shtetas italianë. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga operacioni.

Të arrestuarit akuzohen për  veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Në operacionin e koduar “Lulet e Pranverës” morën  pjesë 100 efektivë  dhe pas dy vitesh hetime  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i të përfshirëve, të cilët rezultojnë  si pjesë e katër grupeve kriminale.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se detajet e operacionit do të bëhen publike nga Prokurori i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho me anë të një konference për mediat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:20

August Hoxha është kthyer në një hero për një pushues në plazhin e Spillesë. Ai ka shpëtuar nga mbytja pushuesin e identifikuar me inicialet H. Rr..

Postuar: 19/08/2019 - 23:00

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit 'Panorma' në Porto Palermo, M

Postuar: 19/08/2019 - 22:42

Në qytetin e Bilishtit, një konflikt për shkak të parkimit të një automjeti për pak do të përfund

Postuar: 19/08/2019 - 21:53

Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin p

Postuar: 19/08/2019 - 21:01

Një aksident ka ndodhur në Divjakë mbrëmjen e sotme.

Postuar: 19/08/2019 - 20:48

Është liruar Arvit Bushati, kreu i FRPD-së në Shkodër.

Postuar: 19/08/2019 - 20:37

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi i kanë zënë pritë dhe kanë tentuar të rrahin