Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mega-operacioni Shqipëri- Itali, goditen 4 grupe kriminale/ Kush janë 17 të arrestuarit për trafik droge (EMRAT)

Postuar: 12/02/2019 - 11:39

Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali duke çuar në pranga një grup prej më shumë se 25 personash. Sapo ka nisur një konferencë e përbashkët me median në Prokurorinë e krimeve të Rënda në lidhje me rezultatet e operacionit.

operacioni i përbashkët dhe me Guardia di Financa ka prangosur 6 persona në Vlorë.

Arrestimi i këtyre personave u bë me letërporosi të posaçme nga Italia.

"Të arrestuarit dyshohet se janë transportuesit e drogës drejt brigjeve italiane. Flitet për një ngarkesë prej 10 tonësh kanabis sativa, por zyrtarisht nuk ka ende një njoftim për median" raportoi gazetarja Jerola Ziaj rreth orës 09:00.

Të arrestuarit janë 
Luka Beqiraj, 
Bilbil Kabello, 
Arbnor Hoxhaj, 
Denis Pashaj, 
Kujtim Elmazi 
Kristian Llanaj

Mes të arrestuarve  21 shqiptarë - Ne Itali policia njofton për 27 persona të arrestuar mes të cilëve 21 shqiptarë e 6 italianë janë vënë në pranga nga Antidroga italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik ndërkombëtar armësh e materiale luftarake.

Operacioni i Policisë së Leçes nën komandën e Drejtorisë së Përgjitshme të Romës çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me bazë operative në provincën e Leçes por me aktivitet të shtrirë në dia rajone italiane Calabria, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.

Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur mbi 2 vjet.

Në operacion morën pjesë mbi 100 efektivë policie.

Rreth mesditës Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico Calfiero De Raho së bashku me Prokurorin e Lecces dhe drejtuesit e lartë të Policisë Qëndrore Investigative kundër krimit të organizuar do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat ku do të zbardhin detajet e këtij operacioni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 23:45

Me sa duket moti këto ditët e fundit të shkurtit do të na surprizojë. Ditë me diell pritet edhe nesër, paçka se temperaturat do të jenë të ulëta.
 

Postuar: 19/02/2019 - 22:29

  Qëndrimi i prerë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë kundër “djegies

Postuar: 19/02/2019 - 22:18

Akademiku i njohur Artan Fuga tha kriza politike mund të përkeqësohet pas vendimit të opozitës

Postuar: 19/02/2019 - 21:23

Gazetari Blendi Fevziu  tha se rasti i djegies së mandateve është unikal jo vetëm në Shqip

Postuar: 19/02/2019 - 20:59

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë drejt makinës së ish-pron

Postuar: 19/02/2019 - 20:37

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në datën 25 shkurt seancën për prokuroren e Tiranës

Postuar: 19/02/2019 - 20:16

Ish drejtori i INUK, Florenc Hoxha deklaroi gjatë seancës gjyqësore ku ai ishte i pandehur i akuz