
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Megaoperacion nga policia spanjolle, arrestohen 10 shqiptarë, shkatërrohen 20 plantacione me mbi 44 mijë bimë marijuane, ja si realizua operacioni

Shkruar nga Dario VELAJ 29 Nëntor 2022

Autoritetet spanjolle të rendit goditën një tjetër grup kriminal shqiptar të kultivimit të drogës në territorin iberik. Si rezultat i megaoperacionit të zhvilluar nga Garda Civile gjatë muajve mars-nëntor të këtij viti, u vunë në pranga 10 shtetas shqiptarë, ndërsa për 2 të tjerë ka nisur procedimi penal për moskallëzim krimi pasi dyshohen se kishin dijeni për plantacionet e marijuanës. Në total, u asgjesuan 44.382 bimë marijuane, të cilat kultivoheshin në 20 plantacione të ngritura në zonat e thella pyjore. Terreni i vështirë dhe vigjilenca e grupit kriminal ndaj vëzhgimeve dhe depërtimeve të mundshme nga policia spanjolle, bëri që Garda Civile të kishte sukses në zbulimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre vetëm në muajt e fundit.
Detajet, megaoperacioni në 6 komuna, disa plantacione të fshehura thellë në pyje
Deri tani nuk është përcaktuar vlera totale e lëndës narkotike të eliminuar, por megaoperacioni u realizua në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo të rajoneve Sobrarbe dhe Ribagorza (zonat ku krye operacioni). Në total u angazhuan 82 efektivë të njësive policore të luftës kundër kultivimit dhe trafikut të drogës. Banda kriminale shqiptare ishte kujdesur që t'i ngrinte plantacionet në zonat e thella pyjore. Ata kishin ndërtuar sisteme të gjera dhe komplekse të ujitjes së marijuanës, ndërsa ishin instaluar dhe sisteme alarmi për që sinjalizonte hyrjen e çdo personi në këto territore.
Grupi kriminal kishte përgatitur dhe rrugët dytësore të shpëtimit nëse vinte policia
Për sa i përket garantimit të sigurisë së plantacioneve, personat e implikuar kishin menduar dhe skenarin nëse policia ndërhynte, do të arratiseshin në rrugë dytësore shpëtimi. “Gjatë gjithë kohës kujdestarët ruanin një nivel maksimal të gatishmërisë, duke pasur gjithmonë disa rrugë shpëtimi, në rast se zbuloheshin ata do të largoheshin nga vendi duke u larguar nga plantacioni, gjë që vështirësonte mbikëqyrjen nga agjentët, të cilët duhej të merrnin masa ekstreme për t’i zbuluar”, raportojnë mediat iberike.
Rojet duhet të qëndronin në plantacione për 6 muaj
Rojet e përzgjedhura për të mbrojtur "shtëpitë e drogës" duhej të qëndronin maksimumi 6 muaj në këto plantacione dhe furnizoheshin vazhdimisht me lëndët e nevojshme ushqyese, materialet e punës, etj. “Përgjegjësit e plantacionit do të kalonin deri në 6 muaj banim në këto kampe, duke u furnizuar nga persona të tjerë me materiale pune, ushqime, gaz butan dhe artikuj bazë çdo muaj”, thuhet sipas konstatimeve hetimore.
Realizimi i operacionit, efekticët e Gardës Civile u ndihmuan nga pyjet e dendura
Pas përfundimit të vëzhgimeve, marrjes së informacioneve dhe hartimit të planit policor për 7 muaj me radhë, policia spanjolle vendosi të ekzekutojë operacionin e neutralizimit të grupit kriminal dhe sekuestrimit të plantacioneve me drogë. Policia u kamuflua me ndihmën e pyjeve të dendur, që mundësuan realizimin me sukses të megacoperacionit. “Në muajt shtator dhe tetor është kryer faza tjetër e operacionit, duke ndërhyrë në nëntë makroplantacionet e marijuanës. Ka qenë punë e vështirë për agjentët e përfshirë, pasi për të hyrë në disa prej plantacionet duhej të ecnin nëpër pyje të dendura për disa kilometra, të gjitha për të mos u pikasur nga kujdestarët e plantacioneve që kishin vendosur pika vëzhgimi”, janë detajet e tjera të operacionit.
Çfarë gjeti policia përveç dhjetëra mijëra bimë marijuane?
Përveç 44.382 bimëve të marijuanës, Garda Civile Spanjolle gjeti 11 rezevuare uji, 2 pompa uji, 2 gjeneratorë, 10 celularë dhe mjete e vegla të shumta të dedikuara për kultivimin, kujdesin, tharjen dhe paketimin e drogës. Droga e prodhuar në 20 plantacione përpunohej në 10 dhoma të posaçme.
Më të lexuarat


Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Deputetja e njohur shqiptare dhe familja e saj kërcënohen me jetë, zbardhen detajet e fundit

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Makina përplas motomjetin në Fushë Krujë, dalin detajet nga ngjarja

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

114 vjeçarja probleme me pensionin, reagon ISSH dhe zbardh informacionet e fundit: Ja çfarë ndodhi

Bashkëpunoi me Habilajt për trafikun e kanabisit, dënohet me burg ish-shefi i postës, policia del me detajet
