Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Megaoperacioni antidrogë në Fushë Krujë/ Arrestohen 11 persona dhe 20 procedohen, dalin pamjet kur vihen në pranga trafikantët, të shtrirë në mes të rrugës

Video: 

Postuar: 12/06/2019 - 13:14

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar në Fushë Krujë. Në videon e publikuar nga faqja e tyre në Facebook shihet mënyra se si janë arrestuar disa nga anëtarët e grupit që shisnin drogë në këtë zonë.

Njërin prej tyre shihet që e kanë shtrirë në mes të rrugës për t’i vënë prangat. Ndërkohë një tjetër e kanë zbritur nga makina dhe më pas e kanë arrestuar.

Ditën e sotme policia e Fushë Krujës ka realizuar një megaoperacion antidrogë. Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa 20 të tjerë janë proceduar.

Emrat e disa prej të arrestuarëve që janë: Gerald Rraja, Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari, banues në Tiranë.

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.

Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disamujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.

A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.

E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.

E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë zjarri një 41 vjeçar.

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit

Postuar: 16/06/2019 - 15:49

Shpëtohet nga mbytja një çift bashkëshortësh në Velipojë.

Postuar: 16/06/2019 - 15:39

Gjykata jep vendimin për anëtaren e AMA-s Suela Musta, e cila akuzohet për lidhje me fisin Çapja

Postuar: 16/06/2019 - 15:18

Gazetari i Bild Peter Tiede shprehet se nesër pasdite do të publikojë përgjime të reja për krim

Postuar: 16/06/2019 - 14:36

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Emanuel Koçën, 32-vjeçarin nga Tirana i cili natën e 12 qesh

Postuar: 16/06/2019 - 13:59

Një aksident i rëndë u shënua ditën e sotme në rrugën e “Durrësit” në kryeqytet.