
Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka pasur marrëveshje të heshtura, ja ujditë që janë bërë në disa bashki në veri të vendit

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek “Ligjet”, opozita prezanton projektligjin për kompanitë “offshore” dhe kërkon të ndalohen pasi mbi 1 miliardë euro shkojnë te qeveria

‘Çmenduri’/ ‘Makina inteligjente’ kap mat shoferin në këtë zonë të vendit, e pabesueshme shpejtësia me të cilën po ‘fluturonte’ (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Qershor 2022

Policia Rrugore ka vijuar me monitorimin në akset e vendit me “makinën inteligjente”. Kontrolle janë kryer së fundmi në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Në këtë aks janë konstatuar makina që lëviznin nga 191 km/h deri në 244 km/h.
Për rrjedhojë 78 leje drejtimi janë pezulluar, ndërsa janë vendosur qindra gjoba për shkelësit.
Njoftimi i plotë:
Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.
Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h;
Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h
78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë
112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Masa administrative për:
45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;
41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe
30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.
Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.
Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!
Më të lexuarat


Autorët sulmuan ‘TCh’ me makinën e tij, flet pronari i Range Rover-it dhe zbulon si i vodhën mjetin

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Lënë Kosovën për Shqipërinë, kush janë 3 kampionet olimpike kosovare që i bashkohen këtij institucioni të lartë në vend

"Ku është floriri i Kërrabës? Pse e vranë kosta Trebickën?"/ Nis protesta para SPAK-ut. Zbardhet çfarë po ndodh

Dimër në pranverë! “Mëngjesi i sotëm tipik dimri ka regjistruar temperatura -4 gradë”/ Lajda Porja tregon kthesën e madhe që pritet për ditët në vazhdim…

Aksident i frikshëm në Pukë-Qelëz/ Botohet makina dhe plagosen 3 persona, transportohen me urgjencë në spital, zbardhet gjendja shëndetësore

Gjendet prova e vetme që mund të zbardhë sulmin terrorist ndaj Top Channel/ Zbulohet gjurma e ADN-së në një nga predhat, ja çfarë ka pikasur ekspertiza për armët që janë përdorur

Zbardhen detaje të reja nga sulmi me kallashnikov ndaj 'Top Channel', Policia e Tiranës përjashton disa nga pistat e ngritura

I dënuar me 25 vite burg, Gjykata Tiranës merr vendimin për ‘Ufon’, zbulohet shteti ku do shlyejë dënimin Ilir Paja

I riu shqiptar tregon historinë e vështirë të jetës: Grekët më shanin, më thoshin morraxhi, më bullizonin, isha vetëm 8 vjeç kur...
