Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

Çmenduri në Tiranë! Shoferi hipën makinën në trotuar dhe plagos katër persona (Detajet)

Çmenduri në Tiranë! Shoferi hipën makinën në

Katër persona, këmbësorë që ishin duke ecur në trotuar, kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia bëri me dije se në rrugën “Llazi Miho”, një 49 vjeçar, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.