BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Aktualitet

“Merkel u habit nga reagimi ynë”/ Gazetari flet për incidentin e ndodhur dje në konferencë, tregon si kryeministri kishte tentuar t’i zbuste: Do jap deklaratë vetëm për ju

“Merkel u habit nga reagimi ynë”/ Gazetari flet për

Gazetari i RTV 21 Burim Zariqi ka komentuar incidentin e ndodhur dje në konferencën Rama-Merkel, ku asnjë prej përfaqësuesve të medias në Kosovë nuk iu dha e drejta që të bënin pyetje.

Zariqi tha se atyre iu ishte bërë me dije se do t’iu vinte radha që të bënin pyetje, por kjo nuk ndodhi.

“Shkakun nuk e dimë ende, por viozita e kancelares Merkel është në vëmendje të madhe dhe për mediat e Kosovës. Zonja Merkel ishte një ditë më parë në Serbi, ishin 6 ekipe nga mediat e Kosovës për të përcjellë vizitën e saj në Tiranë, ne i ndjekim të gjitha procedurat e akreditimit, unë personalisht kam kërkuar nga zyra e kryeministrit Edi Rama të më lejohet që të bëj pyetje.

Ne kemi qenë të parët që kemi mbajtur duart lart, por jemi injoruar nga zyrtarja e mediave pranë kryeministrit, nuk e dimë shkakun, ne ishim në numër të madh, për përcjelljen e kësaj konference.

Nuk i kam treguar as unë dhe as kolegët se cila do të ishte pyetja që do të bënim në konferencë. Ne kemi diskutuar për temat që kanë interes të madh për Kosovën, kryeministri bëri kritika rreth qëndrimit të Kosovës për Open Ballkan.

Ka pasur një injorim total, ka pasur një reagim dhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, duke e quajtur të turpshëm këtë qëndrim të kryeministrit Edi Rama”, tha Zariqi, i cili tregon më pas dhe atë që i ka thënë me zë të lartë Ramës.

Gazetari tregon se Rama kishte shkuar pranë tyre për të ulur gjakrat, por ata kanë vendosur që të bojkotojnë kryeministrin, i cili iu kishte ofruar një deklaratë vetëm për ta.

“Unë i thashë zotit Rama se pse u injoruam, ai më tha se nuk ishte faji i tij. Zyrtarja në fjalë erdhi e tensionuar dhe na kërkoi llogari se pse reaguam. Zonja Merkel u habit nga qëndrimi ynë, ne e ngritëm zërin, zyrtarja nga zyra e kryeministrit na tha ”pse e ngritët zërin, pse reaguat?”.

Duhet të kishte një balancë, duke e ditur që kjo ishte një konferencë me interes rajonal. Pas përfundimit të konferencës ne dolëm nga salla, dhe 5 minuta më vonë kryeministri Edi Rama ka kuptuar gabimin në njëfarë forme, dhe erdhi aty dhe na tha ”ku jeni ju, grumbullohuni dhe do tiu jap një deklaratë vetëm për ju”.

Ne realisht ky veprim i Ramës na bëri të kuptonim se nuk ishte kryekëput faji i tij. Ne ramë dakord unanimisht që të mos e merrnim në deklaratë kryeminsitrin Rama, vendosëm ta bojkotonim”, tha më tej Zariqi.

Gjatë konferencës së përbashkët të ditës së djeshme, mes Ramës dhe Merkel, gazetarëve nga Kosova nuk iu dha e drejta që të bënin pyetje, pavarësisht se ishin akredituar një numër i madh i tyre, dhe ishte me interes të pyesnin kancelaren lidhur me deklaratat që ajo kishte bërë një ditë më herët në Beograd.

Më të lexuarat