BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Merrni në konsideratë propozimet tona“, Dhoma e Avokatisë paralajmëron për bojkot pa afat

“Merrni në konsideratë propozimet tona“, Dhoma e

Me përfundimin e bojkotit 4 ditor, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka zhvilluar një mbledhje dhe me anë të një shkrese zyrtare i kërkon Këshillit të Ministrave të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bëra përndryshe do të përshkallëzohet qëndrimi drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Me anë të këtij dokument Dhoma e Avokatisë sqaron se i qëndron besnik vlerësimit se kjo hartë e re gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesës së efiçencës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes si dhe rëndimin e situatës ekonomike dhe sociale të individit.

Në dokument shkruhet se është konstatuar injorimi haptazi dhe mos marrja në konsideratë nga ana e KLGJ për propozimet e ngritura nga Dhoma e Avokatëve.

DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISE

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqiperisë, në mbledhjen e zgjeruar të datës 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen edhe të kryetarëve të dhomave vendore të avokatisë, mori në shqyrtim zbatimin e vendimit për bojkotimin e proceseve giyqësore për periudhën katër ditore. Ky Komitet Drejtues vlerëson përmbushjen e qëllimit për të cilin u mor ky vendim, duke e konsideruar si fillim të një procesi për përmbushjen e kërkesave lidhur me ushtrimin e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Vlerësojmë, që Dhoma e Avokatisë e Shqiperisë ka bërë prezent që në fillesat e hartimit të projektit të Hartës Gjyqësore problematiken e zbatimit në praktikë të një projekti të tillë. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja në konsideratë nga ana e KLGJ të propozimeve tona, në vendimin e saj të datës 10.06.2022. Ne i qendrojmë vleresimit tonë, që kjo hartë giyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesës së eficencës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes si dhe rëndimin e situates ekonomike – sociale te individit.

Dhoma e Avokatisë e Shqiperisë i kerkon Keshillit të Ministrave, si organi vendimarrës për miratimin e hartës gjyqesore, të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bera prezent nga ana jone gjatë gjithë këtij procesi. Mosmarrja në konsideratë e verejtjeve dhe propozimeve të Dhomës së Avokatisë të Shqiperisë në procesin e vendimarrjes nga ana e qeverisë do të jetë objekt vlerësimi i qëndrimit të dhomës se avokatisë, duke pershkallezuar qendrimin tonë në të ardhmen drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Nëpërmjet këtij njoftimi, gjejmë rastin të falenderojmë komunitetin e avokatëve të cilët me kulturë të lartë qytetare dhe profesionale mundësuan në unanimitet realizimin e qëllimit të bojkotit.

Falenderojme publikun për mbështjetjen dhe mirkuptimin për bojkotimin e proceseve gjyqësore ku ata ishin palë. Një falenderim i veçantë për mediat per pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit në vazhdimësi.

 

Më të lexuarat