Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merrte rryshfet për një vend pune/ Procedohet penalisht administratorja e qendrës sociale në Berat

Postuar: 11/10/2018 - 13:24

Prokuroria e Beratit ka nisur procedimin penal ndaj administratores së një Qendre Sociale në këtë qytet, pasi akuzohet për korrupsion pasiv.

50-vjeçarja Tatjana Toska akuzohet se ka kryer korrupsion, duke përfituar para nëpërmjet shpërdorimit të postit.

Hetimet e Prokurorisë nisën menjëherë pas daljes publike të ngjarjes në një nga emisionet investigative si dhe pas referimit të ngjarjes për hetim në këtë institucion nga Sektori i Hetimit dhe Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat disa ditë më parë.

Burimet zyrtare të policisë bënë me dije për gazetaren Eneda Petova se, nga ana e tyre janë kryer të gjitha veprimet proceduriale nga të cilat ka rezultuar se, Toska duke ushtruar detyrën e Administratores së kësaj qendre sociale në Berat, në periudhën Janar-Shkurt të vitit 2018, dyshohet se ka përvetësuar shumën prej 200.000 (dyqind mijë lekësh).

Kjo vetëm për të punësuar pranë kësaj shoqate shtetasin Agron. M, 49-vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Gjithashtu dyshohet se ajo ka përvetësuar edhe shumën prej 300.000 (treqind mijë lekësh), duke i premtuar një vend pune për bashkëshorten, një shtetasi tjetër, G.S., banues në lagjen ‘Donika Kastrioti’ në Berat. Burimet policore konfirmojnë se të gjitha këto materiale i kanë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat në ngarkim të shtetases Tatjana Toska, për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrimi”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:45

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur edhe për organizimin nga ana e policisë, lidhur me protestën e nesërme të organizuar nga opozita.

Postuar: 15/02/2019 - 23:34

Shaqiri ende nuk i ka harruar emocionet që i ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018&rd

Postuar: 15/02/2019 - 23:26

Protesta e opozitës ka qenë tema kryesore e diskutimit në media, ditët e fundit.

Postuar: 15/02/2019 - 23:14

Policia greke ka publikuar ditën e sotme fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të dyshuar për vr

Postuar: 15/02/2019 - 22:49

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën &l

Postuar: 15/02/2019 - 22:44

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeça

Postuar: 15/02/2019 - 22:35

Policia është duke hetuar në një pistë tjetër lidhur me vrasjen një ditë më parë të 49-vjeçares