BREAKING NEWS

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e
x

Aktualitet

Meta e akuzoi për shkelje të rënda, por DASH e shpall “kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”, reagon për herë të parë Ardian Dvorani

Meta e akuzoi për shkelje të rënda, por DASH e shpall

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Ardian Dvoranin si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë.

Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.

"Jam në gjyq, sapo u njoha me vlerësimin. Vlerësimi im falë jush, falenderoj mediat", tha Dvorani për Report Tv

Kujtojmë se Dvorani pati një përplasje të ashpër me presidentin Ilir Meta gjatë kohës kur ishte në krye të KED. Kreu i shtetit e akuzoi në atë kohë Dvoranin si vegël në duart e qeverisë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Meta tha se Dvorani kishte bërë qëllimisht një sërë shkeljesh të rënda gjatë procesit për emërimin e anëtarëve të rinj.