Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Mezi e bënë vajzën”, fqinjët të tronditur zbulojnë detaje të reja për familjen e gardistit që vrau gruan me armë

Postuar: 12/02/2019 - 09:34

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe, kanë ardhur dhe dëshmitë e para nga fqinjët.

Fqinjët shprehen të habitur nga kjo ngjarje, pasi çifti njihej si një familje e mirë dhe e rregullt. Ato treguan se çifti kishte një vajzë të vogël 3 vjeçe.

“S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”– shprehet një nga fqinjët e habitur.

“Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë shumë i mirë. Si e shoqja ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte. Nuk e di ose padashje e ka bërë. Nuk e di sesi. Nuk ka mundësi të vriste gruan. Shumë e mirë.”- shprehet një tjetër fqinje e çiftit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 17:57

Një krim i rëndë brenda një familjeje u regjistrua paraditen e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku një kryefamiljar vrau me armë zjarri bashkëshorten, nusen e djalit dhe më pas qëlloi edh

Postuar: 22/04/2019 - 17:48

Klement Çala është njëri prej personave të shpallur në kërkim për grabitjen e miliona eurove

Postuar: 22/04/2019 - 17:30

Përmbyset ajo që ishte thënë fillimisht për vdekjen e një të riu shqiptar në burgun grek të Korid

Postuar: 22/04/2019 - 17:08

Pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova një orë pas lindjes ka reaguar Qendra spitalore e Elba

Postuar: 22/04/2019 - 17:07

Media italiane “Firenze Today” raporton se një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në qendë

Postuar: 22/04/2019 - 16:54

Në 28 janar të këtij viti humbi jetën në burgun e Koridhalos në Greqi Bardhyl Tusha 33-vjeç.

Postuar: 22/04/2019 - 16:51

Një 31-vjeçar është arrestuar nga patrulla e Policisë Rrugorë të Drejtorisë së Policisë Durrës, p