BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

Mijëra euro të padeklaruara, arrestohet 34-vjeçari në Qafë-Thanë

Mijëra euro të padeklaruara, arrestohet 34-vjeçari në

Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa në pranga ra poseduesi i tyre, një i ri nga Shkupi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, nga Maqedonia e Veriut.

Njoftimi i policisë:

Qafë-Thanë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas. Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.