BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Aktualitet

“Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë me 17 nëntor për tribunën VIP”, Artan Hoxha thumbon keq Armand Dukën nga Elbasani me stadiumin bosh

“Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë me 17

Gazetari Artan Hoxha ndodhet në stadiumin “Elbasan Arena” ku edhe po ndjek ndeshjen Shqipëri-Andrra ka thumbuar FSHF.

Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha rikujton fjalët e zyrtarit të FSHF-së, i cili në një emision televiziv tha se futbolli nuk ishte për hallexhinjtë, duke justifikuar çmimin e lartë të biletave. 

“Si tha ai inxhinieri i Don Armandos? Futbolli nuk është sport për HALLEXHINJTË?!!! Në Elbasan Arena, ndeshja Shqiperi vs Andora. Sot në stadium janë vetëm HALLEXHINJTË… Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP, në stadiumin e ri me datë 17 nëntor Shqipëri vs France… Kombëtarja kuqezi është e HALLEXHINJVE…O sa mirë me qënë shqiptar,“-shkruan Hoxha. 

Ndeshja e ardhshme e kombëtares do të luhet të dielën kundër Francës, ndeshje e cila do të inagurojë edhe impiantin e ri “Air Stadium Albania’.