Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miliarderi turk tregon bisedën e fundit me kapitenin e jahtit: Më tha jam afër Durrësit, pastaj...

Postuar: 11/09/2019 - 16:16

Nedim Akyuz ka dhënë deklaratën e tij para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në lidhje me jahtin e tij që u gjet bosh në ujërat territoriale shqiptare pak ditë më parë.
 
“Sevgin Yavuz është kapiten i jahtit tim. Ishte nisur nga Budva për të marrë vëllanë tim në ishullin e Korfuzit, ku ndodhej me pushime. Hera e fundit që e kam telefonuar është kur ai ndodhej në Durrës.Më tha që kam hyrë në ujërat territoriale shqiptare dhe jam afër Durrësit. Një moment, më tha që nuk kishte shumë valë telefoni, ky ka qenë dhe kontakti im i fundit me të”, tha ai duke theksuar se se kapiteni i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezulton të ketë rekorde të mëparshme kriminale.
 
Alyuz ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e çështjes. Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtjen e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje. Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka çuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:20

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm. Por ditët në vijim, do të sjellin rrebeshe shiu, duke nisur nga  pjesa e dytë e javës. Ja parashikimi i motit:

Postuar: 15/09/2019 - 22:59

Zjarret janë shndërruar në një problem shqetësues në mbarë vendin duke ngritur alarmin si për shk

Postuar: 15/09/2019 - 22:34

Nesër shënohet dita e parë e vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në mbarë vendin.

Postuar: 15/09/2019 - 22:01

Është ndarë nga jeta ish-gjenerali Rrahman Parllaku.

Postuar: 15/09/2019 - 21:39

Analisti gjerman, Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, parash

Postuar: 15/09/2019 - 21:32

7 shoferë kamionësh të cilët vepronin në nxjerrjen e gurëve dekorativ në Malin e Tomorrit janë sh

Postuar: 15/09/2019 - 21:26

Një aksident ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme.