Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miliona euro drogë, arrestohen 10 shqiptarë dhe 3 grekë

Postuar: 18/07/2018 - 22:25

Ka qenë një hetim i nisur disa muaj më parë që ka çuar në pranga jo pak, por 10 shqiptarë dhe 3 grekë.

Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në zonën e Patras.

Shqiptarët në bashkëpunim me grekët, kishin ngritur një plantacion të madh me kanabis.

Plantacioni kishte më shumë se 1800 rrënjë kanabis që në treg do të kishin një vlerë prej më shumë se 5 milionë euro.

Sipas policisë greke, grupi ishte bërë gati për të korrur të mbjellat e kanabisit, por janë vënë në pranga.

Droga mësohet se do të kishte si destinacion Greqinë dhe Belgjikën. Ky ishte një grup i strukturuar, me bossin, financuesit dhe punëtorët.

Sipas policisë greke, ky grup ka trafikuar sasi të mëdha droge, kryesisht në Belgjikë, por që më pas shpërndahej nëpër Europë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 12:08

Policia e Shteti njofton se gjatë 12 orëve të fundit kanë rënë në pranga 4 persona si janë proceduar penalisht 4 të tjerë.

Postuar: 19/02/2019 - 11:35

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj mësuesit Myzo Dida, 63-vjeç i cili ka abuzuar seksualisht

Postuar: 19/02/2019 - 11:34

Të shtunën para Kryeministrisë protesta e opozitës degradoi në dhunë fizike dhe përplasje.

Postuar: 19/02/2019 - 11:26

Pas pamjeve të publikuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku mjeku Çaush Zogu s

Postuar: 19/02/2019 - 11:15

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek Unaza e Re, pasi

Postuar: 19/02/2019 - 11:08

Të paktën 4 persona kanë rënë në prangat  e  Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa lej

Postuar: 19/02/2019 - 10:33

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin e pakthyeshëm për Irma Balliun, prokurore e