BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Aktualitet

Çmimet e karburanteve në bursë arrijnë nivelet e para luftës, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Çmimet e karburanteve në bursë arrijnë nivelet e para

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare. Madje ai po arrin nivelin më të ulët që nga para pushtimit rus të Ukrainës. Sot në bursë një fuçi nafte shitet 92.24 dollarë dhe ulja vazhdon prej disa ditësh.

Pavarësisht uljes së vazhdueshme në bursë, Bordi ynë i Transparencës, i krijuar për të vendosur çmimet tavan të karburanteve me shumicë dhe pakicë, nuk po bën ndonjë ndryshim. Më 11 gusht, bordi njoftoi rritjen e naftës me 5 lekë. Deri në këtë datë nafta në vendin tonë tregtohej me 216 lekë/litri, por që nga ora 18:00 e asaj dite nafta tregtohet me 221 lekë/litri.

Në njoftimin e tyre të fundit, bordi u kujdes “të sqarojë” opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Pasi sipas tyre, llogaritjet bëhen bazuar në një formulë që merr në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Por sërish llogaritjet dhe formulat e bordit kanë treguar se nuk ecin në përputhje me atë që ndodh në tregjet ndërkombëtare, pasi shqiptarët vazhdojnë ta blejnë akoma naftën me çmim më të lartë se sa duhet realisht. Kur të rritet do merret vendimi menjëherë!