Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mina me celular, armë shpërthyese dhe municione, merret vendimi për vëllain e Alketa Vejsiut (Zbardhet dosja hetimore dhe deklarata e tij)

Postuar: 22/05/2019 - 12:45

Endrit Vejsiu, vëllai i moderatores së njohur Alketa Vejsiu është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatën e Lezhës, ku do përballet me akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas prokurorisë ai ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikoknte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Vetë i pandehuri Vejsiu ka deklaruar në prokurori se është nisur nga Rinasi për të ardhur në Lezhë dhe në kohën që ka ardhur pranë karburant EKO në autostradën “Lezhë-Shkodër” është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij janë gjetur sende të kundraligjshme si lendë narkotike dhe mine me telekomandë për të cilat nuk kishte dijeni se si ndodheshin në të.

Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se në 30 shtator 2018 nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Lezhë është marrë informacion mbi aktivitetin kriminal të Ferdinant Jonuzaj. Nga të dhënat e siguruara nga policia gjyqësore rezulton se ky shtetas me profesion taksist merrej me transportimin e lëndëve narkotike në sasi mbi pesë kilogram si dhe në transportimin nëpër rrethe të lëndëve plasëse, ku në disa raste për transport përdor edhe shtetas të tjerë. Duke shfrytëzuar lidhjet shoqërore që ky shtetas ka në rrethin e Lezhës me të cilët bashkëpunon në ushtrimin e aktivitetit të tij kriminal, ky shtetas ka kërkuar blerës për të shitur lëndën narkotike si dhe një sasi lënde plasëse të cilën do ta trafikonte nëpërmjet portit të Shëngjinit drejt shtetit Italian. Në vijimësi të informacioneve operative të administruara nga shërbimet e policisë është mësuar se ky shtetas do të sillte në Lezhë një sasi prej 3 kg lëndë narkotike si dhe 4 mina me telekomandë.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2019 - 15:17

Ministrja e Kulturës dhe njëkohësisht koordinatore e Rindërtimit për zonat e prekura nga tërmeti Elva Margariti e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për dëmet e shkaktuara nga tërmet

Postuar: 09/12/2019 - 15:01

Një tjetër shtëpi e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar tërësisht duke shënuar nj

Postuar: 09/12/2019 - 14:42

Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Izraeli vjen n

Postuar: 09/12/2019 - 14:41

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kujtuar edhe njëhërë kryeministrit Rama 5 propoz