
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ministria e Financave: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, ka miratuar shtyrjen e afatit për aplikime në kuadër të skemës së garancisë shtetërore që synon rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, garanci kjo e miratuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 387, datë 13.05.2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga covid-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”.
MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim sipas kësaj skeme kredidhënie të mbështetur me garanci shtetërore, në kushtet ku ka akoma subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë, ky afat shtyhet deri më datë 30 qershor 2021. Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19. Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë. Në kushtet ku garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive, rezulton që deri në fund të vitit 2020, garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë Lekë, të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë Lekë (mbi 30%).
Theksojmë se, bankat kanë aplikime që janë akoma në proces vlerësimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshme e rrisin këtë vlerë të përdorimit të mbështetjes me garanci shtetërore.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh? Radhë kilometrike në doganën e Morinës

Ekzekutimi në mes të Tiranës i Behar Sofisë, vihen “në sitë” 50 kamera sigurie, ja kush dyshohet se është autori

Ulen rastet e reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

21 humbje jete në 24 orë e fundit nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Aksidenti tragjik në aksin Fier-Vlorë, zbulohen EMRAT kush është 18-vjeçari që humbi jetën dhe 4 të rinjtë që ndodhen në gjendje të rëndë

FOTOT/ Nis plazhi në fund të shkurtit, ditë e pazakontë sot në Durrës

Nuk ka grip në qarkullim për shkak të Covid? Epidemiologu Artan Simaku zbulon dy arsyet çfarë po ndodh me virozat stinore

Tragjike/ Po udhëtonte me motorin e punës, përplaset për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Athinë (EMRI)

Aksidenti tragjik në aksin Levan-Vlorë/ Viktima është një 18-vjeçar, 4 të rinj në gjendje të rëndë, Policia jep detajet e para

Rriten shifrat nga COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë zbulon çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit
