BREAKING NEWS

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE me kryeministrin Rama, ja çfarë është e paralajmëruar të ndodhë sot

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE
x

Aktualitet

Ministrja Manastirliu: Vjen lajmi i mirë

Ministrja Manastirliu: Vjen lajmi i mirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrirliu, me anë të një postimi në rrjetin social, ka dhënë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët. Manastirliu deklaron se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet COVAX.

Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX ”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu Tw

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj # COVID19.
Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i PBSH