Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Mbyllja e kufijve, Italia miraton dekretin e ri, ja çfarë vendoset për Shqipërinë

Mbyllja e kufijve, Italia miraton dekretin e ri, ja çfarë vendoset

Si pasojë e pandemisë së COVID-19 shumë shtete i kanë mbyllur kufijtë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

Këshilli i Ministrave të qeverisë Conte në Itali ka miratuar dekretin e ri për sa i përket masave mbylljes së kufijve.

Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga dhe për në Itali i disa vendeve që nuk i përkasin Bashkimit Europian, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ky dekret është përcaktuar që të zgjasë deri në 7 shtator 2020, ndërsa në listë janë edhe 15 vende të tjera veç Shqipërisë, mes tyre Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në Itali do të lejohen të hyjnë vetëm personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazili, Bosnja Hercegovina,Kili, Kuvajti, Moldavia, Omani, Panama, Peruja, Republika Domenikane, janë shtete e tjera në të njëjtën listë me Shqipërinë, qytetarët  të cilëve nuk mund të hyjnë në territorin italian.