BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin drejtorët në disa qarqe të rëndësishme të vendit, zbardhen emrat

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin
x
BREAKING NEWS

Nisin ndryshimet/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Durrësit (Emri)

Nisin ndryshimet/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë së
x

Aktualitet

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të

I shumëkërkuari i policisë Ervis Martinaj, ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh. Gazetarja Klodiana Lala tregon se xhaxhai i tij Faik Martinaj ka kallëzuar në prokurori zhdukjen e nipit.

Mbrëmjen e kaluar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë, Faik Martinaj, babai i Brilant Martinaj i vrarë në masakrën e Fushë-Krujës ka depozituar një kallëzim penal ku pretendon se ka humbur kontaktet me nipin e tij.

“Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se kishte urdhëruar vrasjen e Indrit Dokles.

Xhaxhai ka deklaruar se ka pasur kontakte me njerëz të tjerë që komunikonim me nipin. Dy ditë më parë një shok i Ervis Martinaj ka shkuar në shtëpinë e tij dhe i ka thënë se ka humbur kontaktet me të.

Familjarët dyshojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, për faktin se ka armiq të shumtë dhe se është në kërkim ndërkombëtar. Informacioni nga policia është i ngurtë dhe nuk përjashtohet dhe mundësia e një inskenimi.

Faik Martinaj pretendon se ai vetë dhe familjarët nuk kishin kontakte direkte, por nga informacioni që kanë marrë nga miqtë e Ervis Martinaj, kanë mësuar se ai ka humbur çdo kontakt dhe janë të shqetësuar për jetën e tij.

Është hera e parë që një person në kërkim ndërkombëtar humb kontaktet dhe me të afërmit, dhe policia është në një situatë të vështirë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor për rastin.

Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej.

Policia e shtetit është e dyzuar se si do ta referojë këtë ngjarje sepse statusi i Ervis Martinaj është i një personi në kërkim ndërkombëtar. Disa operacione për kapjen e tij kanë dështuar. Ka precedentë ku persona të kërkuar mund të inskenojnë ngjarje të tilla dhe nuk përjashtohet as kjo pistë.

Fillimisht nga familjarët është dyshuar se mund të ishte larguar në Dubai, por sipas informacioneve nga policia e Shtetit ai ka qenë brenda territorit shqiptar dhe fshihej në zonat e tij të sigurta për të. Madje ai ka qenë në Shqipëri dhe gjatë masakrës së Fushë-Krujës ku u vra kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata. Është një nga ngjarjet më të vështira dhe më komplekse që ka pasur Policia shqiptare”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

 

Më të lexuarat