BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Aktualitet

Misteri i ekzekutimit/ Zbardhet skema si u vra efektivi i FNSH pasi mori mikun nga Rinasi dhe u nis për në Shkodër

Misteri i ekzekutimit/ Zbardhet skema si u vra efektivi i FNSH pasi mori mikun

Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela mëngjesin e sotëm pranë fshatit Gajush në Lezhë.

Mësohet se i riu është nisur pak pas mesnate nga shtëpia e tij për në Rinas ku do të priste një mikun e tij, i cili zbriste nga avioni.

Pas marrjes së mikut të tij, dyshohet se Xhulio Prela është nisur për në Shkodër pas mesnate. Të afërmit shprehen se nuk kanë asnjë dyshim tek miku i Prelës, të cilin ai e mori nga aeroporti i Rinasit duke hedhur dyshimet se gjithçka mund t’i ketë ndodhur për shkak të punës si polic.

Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkswagen” rreth orës 03:00 të ditës së sotme dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë, ku njërin prej plumbave e ka marrë në zemër duke i shkaktuar kështu vdekjen.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Ai ishte duke udhëtuar nga Tirana për në Shkodër, ku për arsye ende të paqarta ka ndaluar makinën disa metra larg vendit ku u gjet i vdekur.

Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës.