Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Misteri me aksidentin, zbardhet itinerari i plotë i helikopterit, 95 minuta në ajër dhe ... tragjikisht në liqen!

   Misteri me aksidentin, zbardhet itinerari i plotë i helikopterit, 95 minuta në ajër dhe ... tragjikisht në liqen!

Postuar: 11/04/2016 - 22:02

Helikopteri “EC 145”, që u rrëzua në liqenin e Shkodrës të mërkurën e shkuar, ka qëndruar 95 minuta në ajër, deri në momentin e përplasjes. Kjo është provuar nga plani i fluturimit stërvitor i miratuar nga eprorët ushtarakë dhe kontakti që dy pilotët, tashmë Dëshmorë të Kombit, kanë mbajtur me operatorin ushtarak në kullën e vrojtimit të radarëve të Forcave të Armatosura.
 
Sipas këtij plani rezulton se helikopteri me tre persona në bord është nisur nga regjimenti i Farkës në orë 12:10, për të vazhduar në Tujan, zonën mbi Qafë-Murr, në vazhdim në Qafë-Buall, Shupenzë të Peshkopisë, më pas janë kthyer në drejtim të Kukësit, zonën e Qafë-Luzhës e Qafë-Valbonës në Tropojë, për të vazhduar sipër Vermoshit, zonën e Rapstarjes në Koplik dhe për të përfunduar në zonën e Shkodrës ku edhe u rrëzua në liqen.
 
Sipas hetuesve, përplasja ka qenë në ora 13:45, kohë kur edhe pilotët kanë ndërprerë kontaktet me operatorin e kullës së radarëve të Forcave të Armatosura.
 
Me humbjen e kontaktit, hetuesit kanë administruar një shkresë të komandantit të regjimentit të helikopterëve, i cili ka urdhëruar nisjen e një helikopteri të dytë shpëtimi drejt zonës së humbjes së kontaktit, ku edhe është konfirmuar rrëzimi i helikopterit.
 
Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, vdekja e pilotëve ka qenë e menjëhershme pas shokut traumatik të pësuar nga përplasja me ujin. Ndërkohë, burimet pranë prokurorisë thonë se nga verifikimi paraprak, helikopteri ka bërë ulje të menjëhershme të llojit pikiatë të anuar nga e majta. Si pasojë e përplasjes me ujin, hetuesit thonë se ushtari Gerald Baramuça ka fluturuar jashtë kabinës së helikopterit duke pësuar thyerje të krahut dhe dëmtime të tjera në trup, pasi nuk ka qenë i lidhur.
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.