BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Aktualitet

“Mjekët kanë tangërllëk dhe nuk mbajnë maska”, deklarata e Silva Binos revolton epidemiologun Dasho: Pse vdiq Arjan Pushi?

“Mjekët kanë tangërllëk dhe nuk mbajnë

Ekspert i Shëndetit Publik Erion Dasho ka ngritur pyetjen pse vdiq mjeku Arjan Pushi kur ai ishte ndër të parët që mbante maska dhe doreza.

Ai pyet anëtarët e Komitetit të Ekspertëve se pse u infektua me Covid-19 kolegu i tyre.

“Pse vdiq Arjan Pushi?

Pardje një antare e Komitetit të “Ekspertëve” kur u pyet se përse infektohen mjekët në QSUT u përgjigj “sepse kanë tangërllëk”!!!

Dr. Arjan Pushi ishte ndër mjekët e parë në Shqipëri që nisi të mbante maskë dhe doreza. Në muajin janar kur SARS-CoV-2 mendohej se qarkullonte vetëm në Kinë (më vonë do të vërtetohej se ai kishte hyrë prej kohësh në Europë), Dr. Pushi nisi të aplikonte masat mbrojtëse dhe nuk i braktisi ato deri ditën e fundit në shërbim të pacientit.

Një pyetje kam sot për antarët e Komitetit të “Ekspertëve”:

Pse u infektua nga covid-19 kolegu juaj??!!”, shkruan Dasho

Kujtojmë se ishte Silva Bino që ka deklaruar se mjekët infektohen për shkak se kanë tangërllëk dhe nuk mbajnë maska dhe doreza.