BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Aktualitet

“Mjekët po shpifin për ekzistencën e virusit?”, shpërthen kirurgia shqiptare dhe nuk lë gjë pa thënë: Më mallkuat, po ku jeni sot?!

“Mjekët po shpifin për ekzistencën e virusit?”,

Kirurgia Lida Shosha ka shpërthyer ndaj të gjithëve atyre që në fillimet e pandemisë shpreheshin se CIVID-19 nuk ekziston dhe mallkonin mjekët se po shpifnin për ekzistemcën e virusit.

Postimi i plotë

Na pret “Dimri i madh”

Kur muaj më parë bëra një status sensibilizues për mosbesuesit, tallësit, njerëzit që për hir të vërtetës ishin të shumtë, që akuzonin, talleshin, etiketonin, njollosnin e mallkonin mjekët se po shpifnin për ekzistencën e virusit, shumë syresh mu vërsulën e nuk kursyen lumenjtë e mallkimeve.

Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile. Fatkeqësisht covidi i mallkuar po troket në çdo derë diku si mik e diku si armik, po mer njerëzit e shtrenjtë, udhëtimi i tij në këtë botë akoma vazhdon, d’dihet kush do mbijetojë.

Virusi është aq i zgjuar saqë viziton të parët ata që injoruan ca masa mbrojtëse minimale, që su kushtonte asgjë. Si mjek do jap përherë kontributin tim në sensibilizimin e popullatës, për ruajtjen e shëndetit. Bëni kujdes miq. Kurba e infektimeve dhe vdekjeve po rritet nga dita në ditë... “Dimri i madh po afron.” Zoti na mbroftë të gjithve.