
"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat shumë të rëndësishme, tregon çfarë ndodh nëse vaksinohet një person që ka kaluar Covid

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shkurt 2021

Mjeku Ilir Alimehmeti publikon rezultatet e “titrit të antitrupave” që janë zhvilluar nga Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, Neë York (SHBA), të cilat tregojnë çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19.
Nga kjo ka dalë se ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Kurse, marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.
Shkrimi i plotë:
E vërteta nuk kthehet në më pak të vërtetë vetëm sepse askush nuk e ndjek atë.” Cit.: Dr. Abhijit Naskar
Miqtë e mi, prej disa ditësh shumë prej jush më kanë pyetur çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19!
Duke marrë shkas prej këtyre pyetjeve, le të shohim së bashku të vetmin studim të kryer në këtë drejtim.
Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, Neë York (SHBA) përmes një studimi të botuar preprint më 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.
- Në detaj ata vaksinuan me vaksinën e Pfizer-BionTech ose të Modernës:
68 persona seronegativë (nuk e kanë kaluar sëmundjen), dhe
41 persona seropozitivë (e kanë kaluar sëmundjen.
Siç e dimë, kjo vaksinë kërkon të përdoret një skemë me dy injeksione me distancë 3-javore dhe pritet që maksimumi i përgjigjes të ndodhë rreth 1 javë pas marrjes së dozës së dytë.
Autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta.
- Figura A: Rezultatet e përgjigjes së titrit të antitrupave (shprehur në AUC “area under the curve”):
1- Te personat që nuk e kishin kaluar sëmundjen:
përpara vaksinimit: AUC = 1
9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 439
13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037
17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037
21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.075
Pas dozës së dytë: AUC = 1.399
2- Te personat që e kishin kaluar sëmundjen:
përpara vaksinimit: AUC = 91
5-8 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 14.208
9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 20.783
13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 25.927
17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 12.661
21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 16.263
Pas dozës së dytë: AUC = 22.509
- Pra e thënë shkurt:
1- Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
2- Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.
- Figura B: Efektet anësore të vaksinave:
Të gjitha efektet anësore ishin të lehta.
Efektet anësore ishin më të shumta dhe më të forta te personat që e kishin kaluar sëmundjen.
- Efektet anësore përfshinin:
dhembje, enjtje dhe skuqje në vendin e injeksionit,
lodhje,
dhembje koke,
ndjenjë ethesh,
dhembje muskujsh,
temperaturë, dhe
dhembje të artikulacioneve.
- Autorët dalin në përfundimin se:
1- Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen:
nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave,
do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme, dhe
do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë.
Më të lexuarat


Ministrja takim me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar rreth sfidave të pandemisë në arsim, Kushi: Në fokusin tonë, gjithëpërfshirja dhe garantimi i cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie

“Kam hipur në Audin që u përdor në vrasje, por...”, Spartak Koka e vë në siklet me pyetjet provokuese, ‘zbërthehet’ i riu që akuzohet për ekzekutimin e biznesmenit një Fier (VIDEO)

E ‘kryqëzuan’ pasi tha se nuk jemi në kushtet për mbyllje të vendit, Brataj reagon ashpër pas akuzave: Më shajnë me libër shtëpie! Këta ekspertët që japin mend, janë...

E prezantoi kryeministri Rama, ja si do të duket pasaporta shqiptare e vaksinimit kundër COVID-19 dhe si mund të aplikoni për të (FOTO)

Vuan nga një sëmundje e rëndë/ I gjithë rrjeti u bë bashkë me apelin e saj, Mira Meksi jep lajmin e mrekullueshëm: Zemra ime iu njeh të gjithëve, falenderoj kryeministrin dhe ministren

Ngjarje e rëndë në Fier/ Burri bie nga kati i pestë i pallatit dhe humb jetën në vend, policia nxjerr dyshimet e para

Shembet ditën e sotme Ura e Tapizës/ Ministrja Balluku bën njoftimin e rëndësishëm, zbulohen detajet e devijimit të trafikut

Kapriçot e motit/ Meteorologia Adiola Bani parashikon si pritet të jetë koha në ditët e ardhshme dhe surprizat që na presin në fundjavë

“Me hidhërim të thellë...”, Presidenti Meta jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të artistit të njohur shqiptar: Na ka lënduar të gjithëve! (FOTO)

Procesi i vaksinimit, kryeministri Rama befasohet nga ajo që shikon dhe i shkrin të gjithë së qeshuri me batuat e tij: Burrat janë më frikacakë se gratë!
