BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Opinion / Editorial

Mjeku i Neurokirurgjisë këshillon pacientet me kimioterapi dhe me kortizon, lëshon thirrjen e fortë: Ja si duhet të veproni dhe çfarë duhet të keni shumë kujdes

Mjeku i Neurokirurgjisë këshillon pacientet me kimioterapi dhe me

Prof. Gentian Kaloshi

Ndërkohë qe jemi ne kulmin e pandemisë se krijuar nga Coronavirusi i ri  SARS-Cov-2 (njohur si Covid -19), e tere popullata përfshi edhe personelin shëndetësor është “e etur” për çdo informacion te mundshëm qe do te ndikoje ne jetën e tyre dhe te të afërmve te tyre.

Tashme, fale edhe ndihmës se medias audio-vizive dhe rrjeteve sociale, pothuaj te gjithë jemi sensibilizuar se cilët shtresa te popullatës janë me te riskuara ne mënyre fatale nga ky infeksion i ri viral ; te gjithë e dimë se shumica e rasteve fatale janë nga mosha e trete dhe nga pacientet me sëmundje kronike.

Kjo situate e krijuar është një ankth i madh për secilin nga anëtaret e shoqërisë sonë, nje “lufte me armik te padukshëm” për secilën qeveri sot ne bote dhe një “sfide” e madhe për personelin shëndetësor. Këta te fundit, unë dhe tere koleget e mi, duhet te përkujdesemi ne mënyre te vazhdueshme për pacientet me sëmundjet e zakonshme dhe për ata te infektuar nga Covid 19.

Gjate tere këtyre ditëve, duke qene nen “trysninë” e madhe te lajmeve mbi impaktin ekonomik qe do te ketë kjo pandemi, pa shume vështirësi dalloj qe ne ketë hapësire mungon shqetësimi mbi pacientet tane qe ne këto kohe janë duke luftuar edhe me një “armik” tjetër, sëmundjen e tyre jo-coronavirusale. Dhe, si avokat I pacienteve te mi, rol qe buron nga betimi mijëravjeçar i Hipokratit, dhe i nxitur edhe nga shqetësimet e pacienteve te mi, unë do te doja te beja publike disa nga pyetje- pergjigjet me te shpeshta qe unë kam patur, duke shpresuar qe këto mund te sjellin zërin e tyre, por edhe mendimin e mjekeve specialiste përgjegjës.

A konsiderohen pacientet qe janë ne trajtim me kimioterapi e radioterapi si “me risk te shtuar”?
Pacientet e prekur nga tumore te cilët përdorin kimioterapi  e radioterapi dhe pacientet me semundje kronike qe përdorin terapi afat-gjate me ilaçet e quajtura “kortizon” është nje grup heterogjen pacientesh qe bëjnë pjese ne grupin e sëmundjeve kronike. Secili prej këtyre tipeve te trajtimit mund, te induktojnë një rënie te imunitetit duke i kthyer keta paciente  ne individë “te pambrojtur” kundrejt ketij « armiku  te padukshëm».  E theksoj mund sepse nuk është e sigurte dhe se çdo pacient paraqet nje rast te veçante. Pas infeksionit me coronavirus apo edhe çdo virus tjetër, do te duhet një mbrojtje imunitare efikase për ta luftuar virusin. Ne kushtet kur këta paciente nuk kane një imunitet te forte, infeksioni mund te shkaktoje me shume dëme dhe te qëndroje me gjate. Ne fakt, ne studimet e publikuara deri me tani (Fei Zhou et al.), keto sëmundje nuk ishin midis sëmundjeve me te shpeshta, ku do te përmendnim hipertensioni arterial, diabeti, sëmundjet kronikë te mushkërive. Megjithate, ekziston nje lidhje e njohur  midis gjendjes se imunitetit dhe mundësisë qe nje sëmundje infektive te jape komplikacione te rëndësishme.

A duhet te vazhdojmë trajtimet e mësipërme, « kimioterapi apo imunoterapi » « hormonoterapi » « kortizon »?
Per ketë pyetje asnjë përgjigje e vetme nuk mjafton. Është shume e vështire te gjykosh « a priori » qe X-trajtim është i dëmshëm dhe Y-trajtim është i padëmshëm. Kriteret qe duken te rëndësishme perpara marrjes se një vendimi Pro vs Kunder, janë statusi i sëmundjes baze dhe tipi e kohëzgjatja e trajtimit te propozuar. Psh, shumica e trajtimeve me kimioterapi nuk përbejnë rrezik real për problem infeksioze; megjithatë, ndoshta, ne raste kur sëmundja baze është e stabilizuar mund te realizohet nje zgjatje e intervalit  apo shtyrje te kimioterapive ose edhe një doze me e reduktuar.

Persa i përket trajtimit me kortizon, edhe pse ky medikament ka efekt ne rënien e imunitetit, kjo nuk ndodh nëse trajtimi behet për një kohe te shkurtër. Nëse ka individë qe trajtohen me kortizonike per nje kohe te gjate, për me shume se disa muaj, ne nuk mund ta ndërpresim ketë mjekim aq te rëndësishëm per ta, por duhet te vlerësohet rast pas rasti bilanci përfitim-risk i vazhdimit apo ndërprerjes se medikamentit.

Vini re:  Deri me sot, nuk ka asnjë argument shkencor për te vendosur ndërprerjen e këtyre trajtimeve.

Ne mbyllje te këtij komunikimi virtual me ju, unë i bej thirrje te gjithë pacienteve dhe sidomos familjareve te tyre qe :

Te zbatoni me vullnet dhe përpikëri te gjitha rregullat dhe masat e publikuara për tere popullatën ne tërësi si: larja e duarve, mbajtja e maskave (sidomos për pacientet) dhe vete-distacimi shoqëror duke evituar kontaktet e afërta dhe te panevojshme.
Kufizoni vizitat ne spitale apo daljet vetëm ne rastet e domosdoshme.
Te jeni shume me tepër vigjilente për çdo rritje sado te paket te temperaturës, apo te etheve., dhe mos hezitoni te kontaktoni me mjeket e familjes dhe me ne ;
Ashtu si edhe ju, kjo pandemi ka ndryshuar jetën e përditshme te mjekeve dhe infermiereve; edhe ne jemi te angazhuar për te ndërprere zinxhirin e transmetimit te ketij virusi ne pacientet tane dhe natyrisht edhe ne te afërmit tanë ; Per kete arsye ju lutemi te evitoni kontaktet e mundshme sidomos me personat potencialisht te dyshuar.
Si kudo ne bote, mjeket dhe infermieret janë te angazhuar per te ndihmuar edhe koleget e tyre ne « frontin e pare te kesaj lufte » ; per kete arsye, ju duhet te kuptoni se mund te na duhet qe te funksionojme edhe me personel te reduktuar. Megjithatë, unë ju siguroj se ne do jemi te gatshëm per t’ju ndihmuar me çdo informacion apo trajtim te nevojshem.
Sot, me shume se çdo here tjetër, çdokush duhet te ketë kompasion per te tjerët ndihet përgjegjës per shëndetin e tij dhe te tjerëve qe e rrethojnë.

Sot, me shume se kurrë, secili prej nesh ka mundësinë te tregoje dashurinë per familjen dhe te afermit e tij.

Se bashku do t’ia dalim ! Jam i sigurte!

Prof. Gentian Kaloshi
Neurolog, Neuro-Onkolog