BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Aktualitet

Mjeku i njohur Dritan Ulqinaku tregon si do të kryhet testimi i shpejtë për koronavirusin: Ja çfarë presim në 10 ditët e ardhshme

Mjeku i njohur Dritan Ulqinaku tregon si do të kryhet testimi i

Dritan Ulqinaku, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik thotë se duke nisur nga 7 dhjetori në Tiranë do të nisë aplikimi i testeve të shpejta për identifikimin e personave të infektuar nga COVID-19.

Ulqinaku tha se për procedurat e ndjekura nuk ndryshon asgjë në krahasim me tamponin, por përgjigja do të merret brenda 30 minutave.

“Nëse në një familje deri dje ishin tre familjarë me shenja të njëjta nuk i kemi ekzaminuar asnjëherë të gjithë pasi nëse dilte njëri pozitiv fillonte mjekimi për të tre. Testimi i shpejtë nis në Tiranë nga kjo e hënë. Do të aplikohet në disa pika të nxehta që ekzistojnë në Tiranë por çdo gjë ndryshon me orë dhe jo ditë. Do të jenë epidemiologët që do të përcaktojnë se ku do të ndërhyhet me teste të shpejta.

Përgjigja merret brenda 30 minutave. Është ekskluzivitet i epidemiologëve, ata vendosin kur aplikohet. Nga data 7 dhjetor do të vazhdojë aplikimi në terren në Tiranë, ndërsa më pas do të shtrihet dhe në qytete të tjera”, shtoi mjeku për Euro News.

“Për hir të së vërtetës numri i infektimeve nuk po njeh rritje. Deri para 10 ditësh kishim një trend dukshëm në rritje, sot kemi pak a shumë një stabilitet dhe këto masa kanë nisur të japin rezultat dhe presim që në ditët e ardhshme raste të vijnë duke u ulur. Karantina nuk është e lehtë në shumë pikëpamje. Do të shohim 10 ditët e fundit nëse do të ketë rënie të numrin dhe në të kundërt mund të ketë ndryshim të politikave”, tha Ulqinaku.

Më të lexuarat