
Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Mjeku i njohur tregon 2 avantazhet e vaksinës së Oxfordit kundrejt kompanive amerikane Pfizer dhe Moderna

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020
Mjeku shqiptar në Oksford, Rexhep Agolli e vlerësoi si një lajm shumë të mirë vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit.
Ai tha se është menduar që vaksina të jepet në dy doza me një diferencë prej 1 muaji pasi ka rezultuar se doza e dytë çoi në rritjen e efektshmërisë së vaksinës nga 70-90 për qind dhe doza e dytë bëri që vaksina të rezultojë efektive edhe në ndalimin e përhapjes së virusit.
Mjeku tregoi më tej 2 avantazhet e kësaj vaksine në krahasim me dy të tjerat të prodhuara deri tani nga kompanitë amerikane Pfizer dhe Moderna.
“Një ndër avantazhet më të rëndësishëm është ai që ka të bëjë me ruajtjen e vaksinës. Mjaft sisteme shëndetësore nuk kanë kapacitete të mbajnë vaksinat në temperatura të ulëta -70 apo -80 gradë celcius siç e kërkojnë vaksinat e prodhuara nga Pfizer apo Moderna.
Kjo e bën atë një vaksinë shumë të lehtë për t’u ruajtur. Dhe tjetra që është më e rëndësishme është se për faktin që përdor një teknikë shumë të njohur është edhe shumë e lehtë për t’u prodhuar. Nëse një vaksinë nuk do të shpërndahej në kohë, s’do të kishte efektin që pritej”, tha mjeku.
Çmimin e lirë të kësaj vaksine do të jetë diku tek 3-4 dollarë, shumë më të lirë se ato të Pfizer apo Moderna që shkojnë deri në 35 dollarë, mjeku Agolli e lidh me faktin se kjo vaksinë përdor një teknologji shumë të njohur, ndryshe nga Pfizer dhe Moderna që kanë përdor një teknologji shumë moderne, për herë të parë në prodhimin e vaksinave.
“E rëndësishme është që kjo vaksinë është e lirë dhe shumë e lehtë për t’u administruar nga vende të ndryshme që nuk i kanë mundësi financiare. Ajo është shëmbëlltyrë e sistemit shëndetësor në Britaninë e Madhe, falas për të gjithë.
Vaksinë është pagëzuar me emrin ‘vaksina për çdo vend të botës’, pasi do të jetë e lehtë për t’u pasur nga kushdo”, tha mjeku Agolli për Euronews Albania.
Më të lexuarat


E rëndë/ Bie nga lartësia 9-vjeçari në Belsh, transportohet me urgjencë në spital

Greqia merr masa shtesë, ja sa ditë karantinë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë në shtetin fqinj

“Do të tronditej Tirana”/ Artan Hoxha i kërkoi të tregonte urdhrin që i erdhi në kufje më 21 janar, ish-komandanti Malaj i thotë të gjitha: Pati thirrje për ZJARR, por... (Dëshmia e plotë)

‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

Biden firmosi urdhrin vetëm një ditës pas marrjes së presidencës, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA

Gjermania fut Shqipërinë në listën e kuqe, zbardhet njoftimi i RËNDËSISHËM

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Policia

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Bilanci i Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, 56-vjeçarit nga Korça i ndodh çudia nga SPAK (EMRI)
