BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Mjeku shqiptar tregon si të dallojmë shenjat e koronavirusit dhe kur duhet të shqetësohemi: Kjo është simptoma që duhet pasur shumë kujdes!

Mjeku shqiptar tregon si të dallojmë shenjat e koronavirusit dhe kur

Mjeku Ardian Jorgji ka shpeguar me detaje shenjat e koronavirusit që nuk janë saktësisht ato të një gripi të zakonshëm. 

Sipas tij pacientët duhet të pijnë lëngje, të qendrojnë ngrohtë dhe të marrin aspirinë në rast se kanë temperaturë. Vitaminat janë të rëndësishme, por ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe diarre.

Pjesë nga intervista në News24

Pyetje: A duhet të shqetësohemi nga temperatura e lartë?

Jorgji: Është prezantimi Covid-it. Nëse flasim për Covid, në këtë rast nuk ka vlerë asgjë tjetër përveç lëngjeve, ushqimit të mirë dhe aspirinës, si dhe durim.

Pyetje: Po kolla?

Jorgji: Kolla është simptomë që flet për Covid-in, kolla është një nga soimptomat e para të prekjes së mushkërisë. Sekrecionet me ngjyrë i takojnë shkaqeve të tjera. Por edhe kjo nuk është e prerë me thikë.

Pyetje: Po diarrea, kur duhet të shqetësohemi?

Jorgji: Unë e theksoj se diarrea është një simptomë që humbasim lëngje, si dhe një pjesë të vitaminave që marrim. Por një pjesë e këtyre vitaminave mund të nxisin diarrenë. Këtu futet dhe efekti ilaçeve, që mund të sjellin çrregullime të tilla, si ai i zorrës. Është një simptomë që duhet pasur shumë kujdes.

Pyetje: Po temperatura 37.2, duhet të shqetësohemi?

Jorgji: Nuk është temperaturë e lartë. Duhet të jemi ccik më gjakftohtë, se kjo lloj temperature nuk është shumë shqetësuse. Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë të rënduar dhe temperaturë të lartë.