Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Moderatorja e alarmuar me nënën që tentoi të mbyste binjaket: Ti s’ke të drejtë t’i prekësh, mostrat i kemi kudo

Postuar: 18/08/2018 - 15:31

Një tjetër tragjedi familjare, pas asaj të Selenicës, u parandalua falë ndërhyrjes së Ardimir Murataj, i cili po peshkonte rastësisht në lumin Seman, ku 42-vjeçarja Rudina Kishta po tentonte të mbytej bashkë me dy vajzat e saj 6-vjeçare.
 
E pyetur në gjyq se pse donte të kryente këtë akt, ajo u shpreh se bënte ç’të donte me to se ishin fëmijët e saj. Kjo përgjigje ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, mes tyre edhe moderatorja e “Thumb”, Fatma Haxhialiu.
 
Ajo shkruan me nota revolte se shoqërua shqiptare është ‘mbytur’ nga depresioni dhe se njerëzit me probleme mund t’i kemi kudo, në punë, në shtëpi… Për këtë ajo bën përgjegjës autoritetet shtetërore, se nuk marrin masat, andaj dëgjojmë vazhdimisht për ngjarje të rënda me autorë njerëz të sëmurë mendërisht.
Reagimi:
Depresioni qe ka mbytur kete vend eshte ne nivele te frikshme. Keta njerez qe vrasin gjakun dhe shpirtin e tyre i kemi afer cdo dite.
Ne i quajme monstra kur e keqja behet, por ata jane te semure mendore qe kane nevoje per ndihme!
E kalojme me shaka e batute ose me nje mendje te lehte vrerin dhe komentet e semura qe shikojme te hidhen ne rrjetet sociale, kur ne fakt ai eshte nje nder treguesit sa thelle eshte futur ne depresion kjo shoqeri.
Jemi shoqeri injorante, e varfer dhe depresive dhe sot me shume se kurre po ulerijme per ndihme. Ngjarjet e ketyre diteve nuk jane te fundit per fat te keq.
Monstrat nuk jane “atje” ,monstrat i kemi ne pune, shoqeri ndoshta dhe ne familje…me afer se mendojme. Nuk e di kur do vije dita qe te merremi seriozisht me shendetin mendor ne kete vend. Shume gjera jane bere gabim ne edukimin e brezave dhe pasojat jane keto.
Ps; Fjalia me e tmerrshme qe lexova nga deklarata e nenes qe donte te mbyste femijet; ishte ajo ku nena kujton se ka te drejte t’i marre jeten femijeve se i ka te VETET.
FEMIJET NUK I PERKASIN PRINDERVE, i perkasin VETES, shoqerise dhe vendit ku jetojne! Ti nuk ke te drejte ta prekesh femijen tend me dore se “eshte i joti” dhe “ben cte duash”!!!!
Ne nuk kemi edukimin minimal per te prinderuar, ne nuk kemi nderhyrjen e duhur te shtetit kur femijet dhunohen. Ne shikojme prinder qe rrahin femijet dhe nuk denoncojme ne polici…se dhe po e bere asgje nuk ndodh!!! Mjere ne, e mjere femijet tane. Ne 2018 ne kete vend vazhdojme te mbajme syte nga qielli; Zot na mbro ti se vet nuk kemi akoma gje ne dore.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 23:30

Fundjava ka qenë e karakterizuar nga moti i ngrohtë, po ashtu do të jetë edhe kjo javë që vjen.
 

Postuar: 17/02/2019 - 23:03

Emigrantët shqiptarë që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore në Itali, tashmë do të kenë

Postuar: 17/02/2019 - 22:39

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëlle

Postuar: 17/02/2019 - 22:10

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postuar: 17/02/2019 - 22:00

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten

Postuar: 17/02/2019 - 21:20

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 policia arrestoi edhe një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dh

Postuar: 17/02/2019 - 20:30

Zyrtari më i ‘kualifikuar’ në luftën kundër mafias në Itali ka folur hapur për band