BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Aktualitet

E papritur! Moisi Habilaj lirohet nga burgu në Itali

E papritur! Moisi Habilaj lirohet nga burgu në Itali

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Mediat italiane shkruajne se ai do të qëndrojë në arrest shtëpiak në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes se tij.

Vendimin për trafikantin shqiptar të droges, i afërm me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, është marrë nga Gjykata e Apelit në Catania .

Ajo pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.

Gykata pasi lexoi kërkesën dhe shqyrtoi faktet e pranoi atë. Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.

Ky vendim mbylli kapitullin e parë gjyqësor që rezultoi nga hetimi ‘Rosa dei Venti’, ku ai ishte akuzuar së bashku me vëllain e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Sicili, drogë me vlerë 20 milionë euro.