Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

‘Mollë sherri’ tre milionë eurot/ Klodiana Lala zbërthen zanafillën e vrasjeve mes familjeve Reçi-Gjini, tregon si nisën përplasjet mes dy fiseve pas pazareve në Romë

‘Mollë sherri’ tre milionë eurot/ Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar me detaje se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë, duke lënë pas shumë viktima.

Sipas saj, shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali. Mësohet se gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë.

Bëhet fjalë për miliona euro tha gazetarja Lala, ndërsa gazetari Zhabina foli për një shumë prej 3 milion eurosh, që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur. Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.

“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”,- tha Lala.