BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x
BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Molotov, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome në protestën kundër ceremonisë së emërimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi

Molotov, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome në protestën

Një ngjarje e cila ka nxjerrë në sipërfaqe tensionet mes Malit të Zi dhe Serbisë, tensione të cilat priteshin prej ditësh tashmë që të ndodhnin, kanë sjellë ditën e djeshme konfrontime me policinë, protesta dhe pakënaqësi të shumta në qytetarë. Epiqendra e situatës ka qenë Cetinja, një qytet në Malin e Zi, i cili konsiderohet si një qytet historik dhe kulturor, madje edhe pjesë e krijimit të Malit të Zi. E gjitha në të vërtetë është pasojë e shkëputjes së Malit të Zi nga Jugosllavia, por fatkeqësisht nuk u krye shkëputja e kishave të saj nga pushteti i Kishës Autoqefale në Serbi. Ajo që e ka tensionuar situatën ka qenë organizimi i shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, pikërisht në Cetinje.

Protesta

Kundërshtimi i kësaj ceremonie ka nxitur protesta të shumta për dy ditë rresht, protestuesit dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje. Diçka e tillë u anashkalua nga krerët fetarë të cilët zgjodhën të mbërrinin me helikopter në vendin e emërimit, duke injoruar kushti kundërshtinë dhe vullnetin e qytetarëve. Policia e Malit të Zi filloi një aksion herët në mëngjesin e së djelës për të shuar protestën. Gjatë aksionit policia është dokumentuar të ketë përdorur shkopa gome, bomba goditëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestuesit në sheshin qendror të kryeqytetit malazez. Ndërsa siç raportojnë mediat lokale, protestuesit hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë, dhe një koktejl molotovi u hodh gjithashtu. Zëvendësdrejtori i policisë në Mal të Zi, Dragan Goroviç, tha për televizionin shtetëror se 20 pjesëtarë të policisë janë plagosur, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë mjekësore. Një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Në njërën nga regjistrimet e publikuara nga pritesta, mund të dëgjohen të mbledhurit duke thënë “kjo është Cetinje” si dhe “kjo është policia jonë, policia nuk do të qëllojë mbi ne, ata po na mbrojnë”. Ata dëgjohen duke thënë “mos prek policinë”. Ndërkohë qytetarët vazhduan të protestojnë edhe pse kurorëzimi kishte mbaruar. Duhet kujtuar se organizatat dhe shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita dhe Komuna e Cetinje kërkuan nga Kisha Ortodokse Serbe që të zhvendoste emërimin e Mitropolitit në disa tempuj në qytete të tjera malazeze. Kjo pasi që, për ta, akti i emërimit të tij në manastirin e Cetinjes është një aluzion i “pushtimit të Malit të Zi”, si dhe një përpjekje për të futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”. Patriotët malazezë e shohin qëllimin e Kishës Ortodokse Serbe për të mbajtur një ceremoni fetare të kurorëzimit në kryeqytetin historik dhe fetar malazez të Cetinjes si një akt provokimi dhe nënçmimi të malazezëve.

Arrestime

Vijesti raporton se Këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi dhe ish-drejtori i Administratës së Policisë, Veselin Veljovivv, u dërgua në një makinë policie në Cetinje.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç ka deklaruar shkurt se Veljoviç ishte arrestuar. Mëngjesin e së djelës, Veljoviç filloi një sulm ndaj policisë gjatë protestës.  Ndërkohë, një video e atij sulmi u postua në Twitter nga zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi Veselin Veljoviç do të dalë përpara Prokurorisë Themelore të Shtetit, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Sipas informacioneve të fundit, nga protestat e zhvilluara atje, janë plagosur të paktën tetë persona si dhe janë plagosur dy policë.

Reagime

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht udhëheqësve politikë në Malin e Zi, që të ndihmojnë në uljen e tensioneve.  “Të gjithë, veçanërisht udhëheqësit politikë, duhet të bëjnë pjesën e tyre për të ulur dhe jo për të tensionet pasi siguria publike është thelbësore”, ka thënë një zëdhënës i DASH. Më parë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësim sa i takon tensioneve në rritje, retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.