BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Aktualitet

‘Çmontohet’ grupi i trafikantëve/ Furnizonin me kokainë qytetin francez, 11 shqiptarë përballen me dënimin e gjykatës

‘Çmontohet’ grupi i trafikantëve/ Furnizonin me

Një rrjet trafikantësh shqiptarë është dënuar nga gjykata penale në Anecy të Francës, kryesisht për trafikim të lëndëve narkotike.

Rrjeti prej 11 personash, të moshave 19-33 vjeç, u dënua nga 1 deri në 9 vite burg. Pas kryerjes së dënimit, është vendosur ndalimi i përhershëm në territorin francez.

Një nga të akuzuarit, i dënuar me masë të rëndë dhe gjobë (100,000 euro), në mungesë gjatë procedurës, është ende në kërkim.

Rrjeti funksionoi për gati një vit, midis marsit 2018 dhe shkurt 2019, në Annecy dhe në disa zona të tjera. Grupi është "çmontuar" më 15 shkurt 2019. U sekuestruan para, drogë dhe armë.

Atë ditë, policia e Annecy kreu një kontroll, duke arrestuar 9 të dyshuar shqiptarë. Hetuesit zbuluan 1.1 kilogramë heroinë të pastër, e cila vlente në treg rreth 80,000 euro, 10 kg produkte prerëse dhe 400 gram kokainë (ose 40,000 euro në shitje). Ata gjithashtu zbuluan edhe 17,400 euro dhe një revolver 8 mm.

Rrjeti furnizoi disa pika në Annecy. Laboratori i tyre ishte vendosur në një apartament në Rumilly. Sipas hetimeve, droga sillej direkt nga Holanda.

Bastisja e 15 shkurtit ndodhi pikërisht në ditën e furnizimit.