BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Aktualitet

Mori 2 mijë euro ryshfet nga qytetari në Kombinat për të bërë ndërtim të paligjshëm, dënohet me 2 vite burg ish-inspektori i policisë

Mori 2 mijë euro ryshfet nga qytetari në Kombinat për të

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me dy vite burg  ish-ndihmës Specialistin e Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranën, Levzat Veselaj pasi e shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Konkretisht ish-inspektori i policisë u faktua se ka përfituar shuma parash me vlerë 2 mijë nga një qytetar në mënyrë që t’i krijonte mundësinë këtij të fundit të ndërtonte pa leje në zonën e Kombinatit si dhe të mos pengohej nga organet e rendit. Në vendimin e parrë nga GJKKO të premten e kaluar dhe të publikuar ditën e djeshme, trupa gjykuese ka vendosur bazuar nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale të zbresë dënimin për Veselajn nga 3 vjet në 2 vjet duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Nga ana tjetër, ndaj ish-funksionarit të policisë së kryeqytetit është vendosur gjithashtu që t’i ndërpritet për 5 vjet e drejta që të ushtrojë funksione publike.  “Është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale në ngarkim të të pandehurve L.V. dhe E.R. ku trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Atalanta Zeqiraj, vendosi: 1. Deklarim fajtor të të pandehurit L.V. për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim. 2. Në bazë të nenit 406 të K. Pr. Penale ulet 1/3 e dënimit me burgim për të pandehurin L.V. duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim. 3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.V. fillon nga dita e ndalimit dhe do kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 4. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal të pandehurit L.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjetësh”, thuhet në vendim e publikuar dje nga GJKKO. 48-vjeçari u arrestua në 25 gusht të vitit të kaluar nga ish-Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (sot Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) pasi një punonjëse e bashkisë së Tiranës denoncoi ish-punonjësin e Policisë Kriminale për marrje ryshfeti.
Kolegu Veselaj shpëton me 1 vit e 4 muaj
Por, për çështjen e sipërpërmendur, GJKKO nuk ka lënë pa ndëshkuar as punonjësin tjetër të policisë së Tiranës, Enver Rada. Edhe ky i fundit u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” lidhur me ndërtimin e një objekti të paligjshëm në zonën e Kombinatit. Edhe pse u dënua fillimisht me 1 vit burg dhe më pas iu reduktua me 1/3 duke vendosur 8 muaj burgim, GJKKO vendosi të pezullojë dënimin me burg të Radës duke pranuar përfundimisht që të kalojë në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj. “Deklarimin fajtor të të pandehurit E.R. për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 6. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit me burgim për të pandehurin E.R. duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. 7. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim për të pandehurin E.R., duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të ë të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”, mbyllet njoftimi i vendimit të GJKKO në ngarkim të dy punonjësve të policisë së Tiranës.

Më të lexuarat