BREAKING NEWS

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë
x
BREAKING NEWS

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e
x
BREAKING NEWS

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë,
x
BREAKING NEWS

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me
x
BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x

Aktualitet

Mori gruan nga puna dhe e dhunoi në lokal, zbulohet arsyeja e rëndë që e shtyu 33-vjeçarin drejt aktit

Mori gruan nga puna dhe e dhunoi në lokal, zbulohet arsyeja e

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka marre me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj I punës, për ta çuar më pas pa dëshirën e saj në një lokal, ku e ka dhunuar.

Uniformat blu njoftojnë se gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Amarildo Shabani e ka dërguar  gruan në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur atë me urdhër mbrojtjeje.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se bashkëshortja e Amarildo Shabanit punonte në një farmaci, ndërsa mësohet se 33-vjeçari  e ka marrë me forcë për t’I kërkuar që të rikthehshin bashkë dhe ta falte.

Por sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë. Kjo ka qenë arsyeja  se pse ai e dhunonte, pasi donte që ta mbante në shtëpi.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të lexuarat