BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Aktualitet

Mori peng për 8 ditë dhe përdhunoi 30-vjeçaren në Durrës, arrest me burg për Marjus Musakun, dëshmoi se ata pëlqeheshin, por gruaja s’donte bashkëjetesë

Mori peng për 8 ditë dhe përdhunoi 30-vjeçaren në

Gjykata e Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet se mori me forcë dhe mbajti peng për 8 ditë 30-vjeçaren me inicialet E.D. duke abuzuar dhe seksualisht me të. Në seancën e djeshme gjyqësore, i arrestuari këmbënguli se ai dhe nëna e dy fëmijëve kishin raport intim me njëri-tjetrin, por E.D. nuk pranonte që ata të bashkëjetonin për shkak se kishte krijuar një familje. Nga ana tjetër, viktima e pengmarrjes dhe abuzimit seksual nga Marjus Musaku dëshmoi se Musaku e kërcënonte vazhdimisht se do t’i vriste familjen (bashkëshortin dhe 2 fëmijët). 32-vjeçari do të gjykohet për veprat penale “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Si u gjet E.D.? Musaku pretendoi se e kishte sjellë vetë në komisariat
E.D. u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj në datën 25 korrik. Pas 8 ditësh, gruaja e re u gjet në një banesë pranë ish-Kënetës. Gjatë dëshmisë para uniformave blu, ajo tregoi se ishte marrë peng nëpërmjet kërcënimit me thikë nga Marjus Musaku, i cili i kërkoi të lidhej me të. Më pas, ai e dërgoi në një banesë te ish-Këneta dhe pretendoi se e ka abuzuar seksualisht. Por, pas arrestimit të Musakut, ai pretendoi të kundërtën se nuk e kishte marrë peng e përdhunuar E.D. pasi e kishte dorëzuar vetë në komisariat. 32-vjeçari shtoi se kishte një histori intime me 30-vjeçaren.
Musaku u arrestua në 2018 për pengmarrjen dhe dhunimin e ish-gruas së tij
Marjus Musaku ka patur probleme me drejtësinë dhe më herët. Në 10 nëntor 2018, ai u arrestua për dhunimin dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes së tij, një vajzë 27-vjeçare. Zhdukja e vajzës së re u denoncua nga i ati i saj në Durrës. Sipas policisë, Musaku rezulton person me precedentë penal për dhunë në familje. Ai kishte konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshorten e tij dhe për shkak të dhunës ndaj saj, ishin ndarë. Policia e Durrësit në atë kohë u vu në kërkim të një tjetër personi, i cili dyshohet se bashkëpunoi me Musakun për të marrë peng ish-bashkëshorten e tij.
101 kg kanabis në Kapshticë, kapet i kërkuari, 26 në pranga nga “Restart”
Shkon në 3 numri i të arrestuarve për sekuestrimin e 101 kg kanabis të gjetura në rimorkion e një kamioni në Doganën e Kapshticës në datën 3 gusht. Policia e Korçës bëri me dije ditën e djeshme se personi i shpallur në kërkim, 33-vjeçari Edison Koçi u vu në pranga. Ai dyshohet si bashkëpunëtor me shoferin e kamionit “Scania” Miço Rexhepi, 58 vjeç dhe punëtorin e kompanisë ushqimore, Arben Markun, 45 vjeç në dërgimin e lëndës narkotike drejt Turqisë. Urdhërarresti për Edison Koçin u lëshua nga Prokuroria e Korçës në datën 4 gusht. Droga ishte ndarë në shufra plastike dhe pjesët ishin fshehur në rimorkion e kamionit. Policia në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese  po vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Koçi bëhet i arrestuari nr. 26 i megaoperacionit “Restart”, që organizohet nga autoritetet shqiptare që prej nëntorit të vitit të kaluar me qëllim goditjen e rrjeteve dhe linjave të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Deri më sot janë sekuestruar 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis e llojit çokollatë.