
Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

Mos harroni ta shikoni afatin e ujit në shishe plastike, mund të ketë pasoja fatale. Çfarë ndodh nëse lini një gotë uji gjatë natës dhe të pini një gllënjkë të nesërmen?

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Shtator 2019

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë.
Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta.
Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?
Nga një pyetësor i kryer nga AgroWeb.org, rezulton se 92 persona nga 100 njerëz të kontaktuar në rajone të ndryshme të Shqipërisë, nuk e kontrollojnë datën e skadencës tek uji në shishe plastike.
Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqenë faktin që uji në shishe plastike është i sigurt. Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.
Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.
Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë. Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe mund përbën një rrezik serioz për shëndetin.
A ju ka ndodhur të lini një gotë uji gjatë natës dhe të pini një gllënjkë të nesërmen? A e keni vënë re se ajo ka shijuar shumë ndryshëm nga uji i freskët?
Ju mund të dyshoni se uji është prishur, por shija e çuditshme është në të vërtetë për shkak se uji është ekspozuar ndaj ajrit. Ky ekspozim e bën ujin më acid duke grumbulluar elementë si pluhuri dhe mikrobet.
Asnjëherë mos lini ujë në shishe në rrezet e diellit të drejtpërdrejtë ose brenda makinës gjatë gjithë ditës në një ditë të nxehtë me diell.
Kimikatet nga ena plastike do të nxehen dhe do të depërtojnë në ujë. Pirja e këtyre shisheve që kanë mbetur në diell kanë rezultuar të lidhur drejtpërdrejt me tumoret e gjirit tek femrat. Studimet e fundit tregojnë lidhje me lloje të tjera të sëmundjeve tumorale si në meshkuj, ashtu edhe në femra.
Më të lexuarat


“Drejtësia nuk është vendosur ende”/ 10 vite nga 21 Janari, mbesa e Ziver Veizit flet hapur: Vrasësi i xhaxhait tonë...

Po ‘fluturonte’ me makinë superluksoze, shqiptari kapet me 1 milion euro kokainë në makinë, sipër dozave ishte shkruar "Milot"

Finalizohet super-operacioni/ SHÇBA arreston në flagrancë 2 punonjës policie dhe dy doganierë, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ta (DETAJE)

“Deri në datën 6 është luftë”/ Zbardhet mesazhi i fundit i biznesmenit që u gjet i djegur në Pukë, Policia italiane zbarkon në Tiranë: Hetim të thelluar ... (Kush ishte sipërmarrësi i njohur që zhvilloi këtë bisedë)

"Lajmi mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen"/ Presidenti turk bëri premtimin e madh, fierakët e surprizojnë në mënyrën më të pazakontë: Erdogan nuk bën më nëna (VIDEO)

Bëni kujdes! Moti i keq në Shqipëri, vjen paralajmërimi: Fillon nga mesnata e ditës së sotme, ja çfarë do të ndodhë deri në 23 janar

Arti në zi/ COVID-19 i merr jetën piktorit të njohur shqiptar, miqtë përlotin rrjetin me dedikimet e tyre: Na e thave zemrën!

Arratiset Fjolla Morina, policia vihet në ndjekje të saj, Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme për këngëtaren (DETAJE)

“E morët vesh se nuk e vrau xhaxhi me çadër pistoletë”, Artan Hoxha plas deklaratën tjetër të fortë për ‘21 Janarin’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë sot: Ata lartë do... (FOTO)

Shtohet misteri për zhdukjen e biznesmenit / Policia italiane pritet të 'zbarkojë' në Tiranë, ja çfarë do të ndodhë
