BREAKING NEWS

Mund të ishte edhe më tronditëse/ Zbulohet motivi i krimit makabër në Pogradec, 44 vjeçari donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçare (Zbardhet arsyeja)

Mund të ishte edhe më tronditëse/ Zbulohet motivi i krimit
x

Aktualitet

Moti bën kthesën e madhe për nesër

Moti bën kthesën e madhe për nesër

Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se nesër mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë  relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Më poshtë shihni edhe temperaturat deri sa do të shkojnë ditën e nesërme.

“Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen :

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 18°C deri në 34°C

zonat bregdetare 16°C deri në 33°C”, njofton SHMU.