Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Moti, borë dhe shi në gjithë Shqipërinë

Postuar: 14/02/2018 - 18:57

Teksa gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe borë, Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite deri nesër në mesditë priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës.

Parashikimi për pëmbytje

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme (e mërkurë, dt.14) në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë ditës së sotme (e mërkurë, dt.14). Në ditën e nesërme dhe në vazhdim, Lumi Vjosa do të ketë ulje të ndjeshme të nivelit dhe të prurjeve. Përgjatë dy ditëve në vazhdim prurjet dhe nivelet në Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të jenë të qëndrueshme me tendencë në ulje. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë ulje të prurjeve dhe niveleve dhe nuk paraqesin rrezik. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Rreshjet

Sot pasdite (e mërkurë, dt.14) deri nesër në mesditë (e enjte, dt.15) priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

Temperaturat

Nesër (e enjte, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11
në vendet e ulëta: 0 / 10
në vendet malore: -4 / 4 °C.

Era

Sot (e mërkurë, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e enjte, dt.15) pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:43

Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:38

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një artikull që promovon turizmin  në vendin tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:11

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Postuar: 25/02/2018 - 08:05

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Postuar: 25/02/2018 - 07:57

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “pr

Postuar: 25/02/2018 - 07:54

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.