BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Aktualitet

Moti i keq ka përfshirë vendin, policia del me apelin e fortë për shoferët: Ulni shpejtësinë dhe vendosni rripat e sigurimit

Moti i keq ka përfshirë vendin, policia del me apelin e fortë

Për shkak të motit të keq në disa akse rrugore ka prezencë të ujit, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës. Nisur nga kjo situatë, policia rrugore njofton se po merren masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.

Po ashtu, thirrje u bëhet drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes duke ulur shpejtësinë dhe duke mbajtur rripin e sigurimit për të shmangur aksidentet e mundshme.

Njoftimi i policisë:

“Për shkak të motit të keq, ku në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, në disa segmente rurale ka rënie dheu e gurësh dhe prezencë të mjegullës, Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në qarqe, po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë për asnjë arsye parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore për rastet e bllokimit të rrugëve apo devijimin e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gadishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.

Për çdo rast shërbimi i Policisë Rrugore është në gatishmëri për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut dhe dhënien e ndihmës automobilistike dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”